Klodian Tomorri: Si u bënë “investitorë strategjikë” pronarët e disa mediave kryesore. Ku është SPAK?

SPAK po heton e penalizon me sukses politikanë të nivelit të lartë, biznesmenë, grupe kriminale shumë të rrezikshme, por se si janë kthyer në investitorë të mëdhenjë disa pronarë mediash, akoma nuk ka shenja se po heton BKH e SPAK.

Informacione shumë të rezervuara flasin se në rrjetin e përgjimeve dhe pazarëve ka rënë një pronar mediash, porse burimet nuk tregojnë me tepër.

Ndërkohë në pazaret e mëdha ekonomike të qeverisë janë futur disa pronarë mediash. Një sistem i tërë dhe kapilar, i ngritur për të vënë median nën kontrollin e qeverisë, funksionon përmes shndërrimit të disa pronarëve të medias në “investitorë strategjikë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu u shpreh gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ në Syri Tv, ku tha se kjo strategji i mundëson ekzekutivit të përdorë median, si një mjet për qëllimet e veta politike. Sipas Tomorrit, pronarët e disa mediave të mëdha kombëtare në vend janë shpallur me ligj të veçantë “investitorë strategjikë”, shkruan syri.net. Me tej ai shton se duhet që SPAK të hetojë se si u bënë nga qeveria investitorë strategjikë, çfarë projektesh kanë përfituar nga qeveria dhe pse frekuencat e tyre kombëtare që janë pasuri publike, po përdoren në favor të kryeministrit e interesave në këmbim prej pronarëve mediatikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo lëvizje shihet si mënyra përmes së cilës qeveria e drejtuar nga Edi Rama e ka futur median “nën thembër”, duke e përdorur më pas për të sulmuar opozitën dhe për të heshtur zërat kritikë. Qëllimi i këtij mekanizmi, siç argumentoi gazetari Tomorri, është krijimi i një iluzioni se nuk ekziston asnjë alternativë më e mirë se qeverisja aktuale. Çdo figurë që tenton të sfidojë kryeministrin portretizohet si jo më i mirë se ai, duke çimentuar kështu idenë e një pushteti të pa-alternativë.

Në qendër të këtij sistemi qëndron rrëmbimi i aseteve dhe parave publike. Fondet e përfituara në mënyrë të dyshimtë, përfshirë shpronësime tokash për llogari të privatëve, përdoren më pas për të financuar propagandën. Këto para, të cilat u merren qytetarëve, përfundojnë duke u përdorur kundër tyre përmes blerjes dhe kontrollit të mediave.

Diskutimi u nxit nga një rast specifik, i cilësuar si “rrëmbim i aseteve publike”, ose në rastin më të mirë, “favorizim”.

Gjithsesi unë mendoj që faktet që publikohen, që praktikisht shpronësohet një tokë për llogari të një privati, është me të vërtetë diçka shumë e rëndë. Përtej linjës editoriale e cila pastaj, ka të bëjë me moralin. Por një media është e lirë kur ka linjën e vet editoriale. Dihet se financohen analistë që sulmojnë me orkestrim qeveritar. Ose kur pronarë mediash i ndajnë punët brenda medias së tyre; njerin e caktojnë për të mbrojtur opozitën, dy të tjerë për të mbrojtur qeverinë dhe kushdo të vijë në pushtet përfiton prapë e prapë. Por të dyja palët paguhen nga qeveria.

Me tej gazetari i njohur Tomorri tha në këtë rast kemi të bëjmë me rrëmbim të aseteve publike apo në rastin më të mirë me favorizim, sepse e thashë, të shpronësosh për llogari private, shpronësosh prona për llogari private është me të vërtetë shumë e rëndë. Por ai është një sistem i tërë i ngritur. Mjafton të kujtojmë vetëm një fakt. Tre mediat kombëtare, ose më saktë pronarët e tre mediave kombëtare që konsiderohen si më të mëdhatë në vend, sot i kemi investitorë strategjikë. Pra janë shpallur me ligj të veçantë nga qeveria, investitorë strategjikë.

Kjo është mënyra se si ka operuar Edi Rama për ta futur median nën thembrën e tij dhe pastaj për ta përdorur për qëllimet e veta politike, për të goditur opozitën, për të krijuar atë, po themi, iluzionin e shpresës së munguar. Pra, këtu nuk ka më të mirë sesa Edi Rama, gjithkush tjetër që del edhe ta ta sfidojë Edi Ramën nuk është më i mirë se ai, e të tjerë e kështu me radhë. Pra, është një sistem i tërë kapilar i ngritur, i cili rrëmben paratë publike, i përdor për propagandë, për të blerë mediat, për t’i futur nën thundrën e qeverisë, ato para që ia rrëmben qytetarit, i përdor kundër qytetarit përmes blerjes së mediave.

BKH dhe SPAK do ti bënin një shërbim të mirë vendit nëse do të hetonin se si merret statusi “investitorë strategjikë” nga radhët e medias dhe në cilat tendera apo firma private ndërtimi kanë pronarët e mediave e si fshihen të mos dalin direkt vetë, por paratë u shkojnë cash në xhepat e tyre e që me pas i kthejnë në të pastra në ndërtime e resorte turistike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3462 (27.4%)
Jo 9190 (72.6%)

Vota totale: 12652