Klodiana Lala: Zoti Belind Këlliçi mund të na thoni se nga jeni financuar në fushatën elektorale?
Belind Këlliçi, drejtues në PD dhe ish-kandidat për kryebashkiak në Tiranë, ishte sot në SPAK. Por ai theksoi se mendova se me thirrën për paditë që kam bërë për kryebashkiakun socialist, por më kërkuan sqarime për paratë që kam shpenzuar në fushatë, për diplomën e shkollës së mesme,etj. Me tej Këlliçi sqaroi se ka bërë padi ndaj tij një avokat i mashtrues që është dënuar në katër shtete.
“Kur mbërrita në SPAK mora vesh se isha thirrur për shkak të një kallëimi që një person i dënuar si mashtrues, Idajet Beqiri, paska depozituar kallëzim ndaj meje, ku ka mbledhur artikujt e gazetave dhe portalit të nipit të Begejave, Karlo Bollino dhe i ka përpiluar në kallëzim penal. Unë kallëzohem sepse pretendon zotëria se kam falsifikuar diplomën e gjimnazit dhe se kam fshehur pasurinë.
E kam sqaruar me qindra herë këtë çështje. Jam diplomuar me nderimet më të larta. E kanë verifikuar sepse kur kam njehësuar diplomën amerikane në Shqipëri janë kryer verifikimet, por duhet të gjejnë dicka për të bërë lajm paralel dhe për të sfumuar zhurmën e Veliajt.
Mbetem i hapur për çdo sqarim. Aty mund të ketë ankesë pse kam patur mesatare 9.8.
Nëse ky është problemi që i kam shkaktuar shtetit shqiptar, jam i hapur ta diskutojmë. Jam pyetur për shpenzimet në fushatën elektorale, të cilat i kam depozituar në KQZ. Jam pyetur edhe për partneren time me të cilën kur kam qenë subjekt deklarimi nuk kam bashkëjetuar, por me sa duket mashtruesve të dënuar në katër shtete të ndryshme nuk i ka tingëlluar mirë. Jam pyetur edhe për çështjen e fotografisë me Trumpin, sepse ka patur aludime se kam paguar dhjetëra mijëra dollarë, por kosto është zero. Kam ndenjur rreth dy orë në SPAK, jam i gatshëm të shkoj në çdo moment.
Çfarë kemi depozituar ne si PD i kam firmosur unë, kam vënë firmën time, fytyrën time. Nëse ka letra anonime nga Ministria e Infrastrukturës apo nga Kryeministria nuk e di. Në PD nuk merret njeri me letra anonime”- shtoi Këlliçi.
Ndërkohë gazetarja e mirënjohur Klodiana Lala, e ftuar në Të PaEkspozuarit, i drejtoi një pyetje direkte Belind Këlliçit: Zoti Belind Këlliçi mund të na thoni se nga jeni financuar në fushatën elektorale?
Këlliçi tha se kam dorëzuar në KQZ raportin për paratë.