KLP, Gent Ibrahimi: Prokurorë, aplikoni për SPAK! Mos e humbisni shansin tuaj!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po zhvillon mbledhjen e tretë që prej konstituimit të tij.

Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje janë disa propjektvendime si miratimi i strukturës së KLP-së dhe propozimi i buxhetit për vitin 2019.

Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, u ndal te plotësimi i vendeve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit, ku deri tani kanë aplikuar vetëm prokurorët Klodian Braho dhe Besnik Muçi.

“U çelën procedurat për plotësimin e 15 vendeve vakante për SPAK, deri tani kemi dy kandidime. U bëj thirrje të gjithë prokurorëve që mos e humbin këtë mundësi që u vjen njëherë në jetë“, u shpreh Ibrahimi.

SHKARKO APP