Koalicioni i PD: LSI u bë pjesë e zgjidhjes së krizës. Dialog për qeveri teknike
Pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, koalicioni opozitar ka dalë me një deklaratë të përbashkët. Në qëndrimin e aleatëve të PD-së thuhet se mënyra e vetme për të dalë vendi nga kriza politike është krijimi i një qeverie teknike.
Gjithashtu, koalicioni opozitar vlerëson qëndrimin e LSI-së, duke e cilësuar këtë si një hap për zgjidhjen e krizës.
Aleatët e PD-së theksojnë se Rama duhet të heq dorë nga kushtet dhe të pranojë nisjen e negociatave për një qeverie teknike. Partitë e opozitës kanë vendosur edhe 4 prioritete ku duhet të fokusohet puna e qeverisë teknike. “1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit. 2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës. 3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. 4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut”,- thuhet në deklaratën e përbashkët.
Ky është qëndrimi zyrtar i PD-së dhe aleatëve të saj, pas dy ditësh ëm zhvillime të forta politike. fillimisht ishte kreu i LSI-së, Ilir Meta që pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, u dha një kthesë të fortë zhvillimeve politike në vend. Meta tha se vendi ka nevojë për një qeveri besimi që do të garantojë standardet e zgjedhjeve.
Pas Metës kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk mund të bënte asnjë lëvizje që shkel Kushtetutën e vendit. Ndërkohë PD-ja ka dhënë sinjalin e radhës së nuk tërhiqet nga kushtet e saj për qeveri teknike, duke e kaluar “topin” vetëm në fushën e Kryeministrit Edi Rama.
Për herë të parë opozita ka renditur edhe objektivat që do të ketë qeveria teknike.
Deklarata e plotë e koalicionit opozitar:
“Koalicioni Opozitar konfirmoi sot se rruga e vetme e daljes nga kriza është krijimi i qeverisë teknike, me mbështetje të gjerë politike, që do të punojë për të realizuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme.
Duke përshëndetur hapin e hedhur mbrëmë nga LSI për tu bërë pjesë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike në vend, Koalicioni Opozitar rikonfirmon gatishmërinë për nisjen e dialogut politik për qeverinë teknike dhe fton Edi Ramën të heqë dorë nga kushtet dhe të vendosë interesat e vendit dhe të qytetarëve shqiptarë para interesave personale të pushtetit të tij.
Koalicioni Opozitar shpreh gatishmërinë e plotë për të punuar me të gjitha forcat politike pa asnjë paragjykim, për krijimin e qeverisë teknike, duke i dhënë asaj një mandat të fortë për:
1-Zbatimin e plotë të ligjit të dekriminalizimit.
2-Luftë efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës.
3-Përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
4-Zbatimin e reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese të 22 korrikut.
Kjo është e vetmja garanci për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ku shqiptarët të votojnë lirisht, të zgjedhin lirisht dhe vota e tyre të mos tjetërsohet”.
Lexoni të gjitha reagimet për krizën politike:
Deklarata e plotë e Ilir Metës për “qeveri besimi”
Edi Rama i përgjigjet propozimit të Metës
Edi Rama takon njerëzit besnikë në PS
Deklaratat e Metës, reagon Basha: Mirë se vjen, por
Deputetja e LSI, thirrje PS: Është koha të lëshoni karriget
Berisha thirrje Ramës: Prano thirrjen e opozitës e LSI
Veliaj: Ata që kërkojnë qeveri teknike të lënë llogjet
Spahiu: Të shtunën Rama lë politikën…
Braçe nuk pranon qeveri besimi siç kërkoi Meta
Lu dhe Vlahutin, takim me Jozefina Topallin
FRESSH-i i Kavajës shpërthen ndaj LSI