Koço Danaj sulmon Baton Haxhiun: Punon për shërbimet sekrete serbe
Koço Danaj njihet si analist dhe politolog i njohur, sidomos njohës shumë i mirë i Rajonit të Ballkanit. Koço Danaj ka akuzuar fort analistin-mik të kryeministrit Rama, Baton Haxhiun, se po kërkon destabilizimin e Shqipërisë
Sipas Danajt, Haxhiu është i shërbimeve sekrete serbe dhe bashkëpunëtor i Stanishiçit. Për Koço Danaj ai kërkon destabilizimin e Shqipërisë. Por Danaj nuk sqaron se kush ky Stanishiçi.
Baton Haxhiu pati dhënë sot një intervistë në “Komiteti” ku tha se Meta nuk do të bëhet President dhe se Argita Berisha do të ishte e duhura për kryetare të PD-së, shkruan Express.
I pyetur nga “Koha Jone” analisti Baton Haxhiu për këtë akuzë të rëndë, i futi një “hahahahaha”!
Realisht kjo është akuzë shumë shumë e rëndë, aq me tepër që zoti Baton Haxhiu njihet si miku më i afërt i kryeministrit Edi Rama. Dhe kryeministri Rama ka një supërmiqesi me Presidentin e ri serb Vuçiç.
Lajmin e Koço Danaj e shkroi fillimisht portali shqiptar pranë opozitës syri.net, i cili shkroi se “Udhëheqësi i Lëvizjes Shqipëria natyrale, Koço Danaj, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga analisti baton haxhiu, i cili tha se ilir Meta mund të mos betohet si president dhe pas 4 vitesh Rama mund të bëhet president i Shqipërisë.
Danaj përmes një statusi në Facebook, ka akuzuar Haxhiun si bashkëpunëtor të shërbimit sekret serb.
Ja postimi i Koço Danajt:
Rezidenti i sherbimit sekret serb, bashkepuntori i Stanishiqit, Baton Haxhiu punon dhe kerkon destabilizimin e Shqiperise.
Burime pranë miqve të zotit Baton Haxhiu tregojnë se ai po përgatitet për një përgjigje dritheruese për Koço Danaj. Mbetet të shikojmë dhe të botojmë reagimin e Baton Haxhisë.