Koço Kokëdhima, “i plotfuqishmi” në PS,sposton “veteranin” Gramoz Ruçi

Kishte kohë që flitej se Koço Kokëdhima po synon numrin dy në PS. Pra në vend të Ruçit. Shumëkush ka mbetur i çuditur ditën e kongresit të PS-së, kur ka parë Gramoz Ruçin në fjalën e tij hapëse, mbasi ka falenderur mbarë e prapë socialistë të vjetër dhe të harruar ti përvishet me pathos Koço Kokëdhimës. Pastaj mendiat e komentuan këtë incident me pakënaqësitë personale, apo edhe me mënyrën e Ruçit për të shprehur një sensibilitet të krerëve partiakë të jugut të cilët kanë demostruar gjatë darkës së vigjiljes së kongresit pakënaqësi të mëdha për mënyrën se si Koço ka zgjedhur vetë delegatët dhe për mënyrën se si ai po organizon PS në qarkun e tij. Prandaj Ruçi foli për të “ashtuquajtura projekte pilote” brenda partisë dhe reforma, që sipas tij, po dëmtojnë Partinë Socialiste.“Unë jam për rregulla të forta dhe domosdoshmërinë e zbatimit të tyre, jam për unifikim dhe zbatim të unifikuar të rregullave të partisë në të gjithë territorin dhe jo për të ashtuquajturat projekte pilote në emër të të ashtuquajturave reformë në parti për të krijuar një çorganizim të organizuar që dëmton frymën, dëmton organizimin dhe veprimin politik. Jam për veprim politik të çdo anëtari të Partisë Socialiste, tha ndër të tjera ai, shkruan lapsi sot në një prej shkrimeve të sotëm.

“Por në fakt ky shpërthim i Gramoz Ruçit nuk lidhet vetëm me këto arsye” tha një burim i rëndësishëm brenda PS-së. “E vutë re që në një nga seancat e kongresit Ruçi e la la drejtimin e tij dhe atë e mori Blendi Klosi”-pyet ai. Sipas të njëjtit burim ky shpërthim dhe zemërim i Gramoz Ruçit erdhi pas një kulise të bërë një ditë më parë. Statuti i partisë i hartuar nga krahët e djathtë të Gramozit, Fatmir Xhafa dhe Taulant Balla parashikonte që ai të zgjidhej sekretar i përgjithshëm i PS nga kongresi. Por në minutat e fundit, krahu kundërshtar me të ka lobuar tek Rama (mendohet i frymëzuar nga Kokëdhima) që kjo gjë të mos ndodhte.

Dhe në fakt ka ngjarë e pabesueshmja, neni i statutit për sekretarin e përgjithshëm është ndërruar në shtypshkronjë. Në vend ta parashihte zgjedhjen nga kongresi ai e ka ndryshuar atë duke e bërë të zgjedhshëm nga asambleja.

Vetëm kur është njohur me këtë, pabesi të çasteve të fundit, Gramoz Ruçi është xhindosur dhe ka shpërthyer në kongres, ndoshta duke u besuar zërave se vërtet Kokëdhima aspiron edhe “de jure” vendin e nr 2 në PS.

Një burim afër stafit të “supërdeputetit” Kokëdhima tha se Koço është duke punuar natë-ditë, me një pasion të pashoq për të ndryshuar mënyrën e organizimit të PS-së së atrofizuar tash 25 vite. Më tej personi pranë Koços tha se kot është frikësuar Ruçi se mos ia merr postin Koço, pasi shef Koços ia japin vetë socialistët postin sepse rri e interesohet për çdo socialist e jo si ata në Tiranë që nuk vijnë në fshatrat e Vlorës.

SHKARKO APP