Kokëdhima prish festën e PS-së në Vlorë. I pranishëm edhe kryeministri

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=rIZcNwB0Hoc” width=”560″ height=”315″]

Pasi humbi mandatin e deputetit me vendim të Gjykatës Kushtetuese, Koço Kokëdhima duket se po sulmon edhe Partinë Socialiste. Pasditen e djeshme, në festën e organizuar nga dega vendore e PS në Vlorë, në 25-vjetorin e themelimit të saj, ish-deputeti ka shpërthyer në akuza të rënda për PS-në.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë deputetë të PS në qarkun e Vlorës, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama, ministrja Mimi Kodheli e ngarkuara e kryesisë për të mbuluar veprimtarinë e PS atje si dhe anëtarë socialistë.

Të gjithë ishin planifikuar të flisnin në festën e organizuar, gjithnjë në funksion të historisë dhe nderimit për kontribuuesit e shumtë, por mbërritja e ish deputetit Kokëdhima në ambientet ku po mblidheshin socialistët, shkaktoi tension të madh, për shkak të insistimit të tij për të marrë fjalën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-deputeti sulmoi egër Partinë Socialiste, drejtuesit e saj në Tiranë për apatinë e tyre në mbrojtjen e çështjes së mandatit të tij. Kokëdhima foli për padrejtësinë e Gjykatës dhe vendimin e saj për mbarimin e mandatit të tij, por në mënyrë të pabesueshme i shtyu akuzat drejt PS që sipas tij, me pasivitetin e saj nuk e mbrojti por e ndihmoi Gjykatën të merrte këtë vendim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, dy ditë më parë, në një status në Facebook, Kokëdhima do të shprehej se reforma në drejtësi duhet të marrë edhe konsensusin e PD. Nisur nga ky qëndrim i Kokëdhimës, segmente pranë PS kanë ngritur dyshime për rolin e ish-deputetit. Janë jo të paktë zërat brenda selisë rozë që vënë në pikëpyetje votën e deputetes Mira Shehu, e cila që prej heqjes së mandatit të Kokëdhimës, nuk ka marrë pjesë në asnjë seancë të Kuvendit.

Duket se shantazhi i Kokëdhimës drejtohet ndaj Edi Ramës, të cilit, jo çdo votë në PS, por çdo votë në Kuvend, i duhet për të kaluar reformën në drejtësi. /shqiptarja/

Keshtu shkruan gazeta e Carlo Bolinos. Por sipas Artur Zhejit duket se heqja e mandatit te Kokedhimes ishte inskenuar prej Fatmir Xhafes, ndonese  akoma nuk ka prononcim nga ana e zotit Xhafa. Ne fakt hera e pare qe PS-ja nuk doli te mbronte nje deputet dhe zyrtarë të lartë te saj. Ne ditet ne vazhdim do te mund te dalin fakte te reja se perse selia roze e braktisti Kokedhimen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?