Koço Kokëdhima për mediat Joniane: Të hiqet ligji i luftës nga qeveria greke

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima në një intervistë për televizionin grek Ioannina TV, ka trajtuar disa prej çështjeve më të nxehta midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Fillimishit, Kokëdhima foli për ligjin e luftës me Shqipërinë i cili është ende aktiv në legjislacionin grek. Sipas deputetit socialist  kjo normë juridike i pengon shqiptarët që të realizojnë një sërë të drejtash në Greqi.

Kokëdhima: Është e pakuptimë që në Greqi është ende në fuqi një ligj absurd siç është ai i luftës me Shqipërinë. Është një ligj që pengon shumë qytetarë shqiptarë të realizojnë të drejtat e tyre në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur tek marrëveshja e Detit me Greqinë, deputeti Koço Kokëdhima tha se duhet rinegociuar në bazë të praktikës ndërkombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kokëdhima: Kjo marrëvesyje duhet të rinegociohet në bazë të prakitkave ndërkombëtare që ekzisotojnë sot.

Për çështjen çame Kokëdhima u shpreh se shteti grek, kërkesat e popullsisë çame duhet ti trajtojë si të drejta dhe jo si pretendime, ndërsa sqaroi se ky ishte një qendrim i tij personal dhe jo i qeverisë shqiptare.

Kokëdhima: Çamët kanë të drejta jo pretendime. Atyre u duhet tu jepet mundësi të mbrojnë këto të drejta në mënyrë tekniko ligjore.

Në mbyllje, deputeti Kokëdhima foli edhe për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri duke thënë se ata janë trajtuar gjithmonë në një mënyrë dinjitoze nga qeveria shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?