Koka: “Nuk djeg mandatin”. Malltezi: Koka firmosi inceneratorin 178 mln euro dhe është peng

Deputeti Lefter Koka deklaroi sot nuk djeg mandatin e deputetit. Ai shtoi se Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit. Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar”.

Por PD mendon se ky vendim i deputetit Koka vjen se është peng te kryeministri Rama dhe prokuroria i një tenderi prej 178 milionë eurosh për fabrikat e përpunimit të mbeturinave, firmosur kur ishte ministër.

Jamarbër Malltezi, anëtari Kryesisë së PD-së, ka postuar status fill pas botimit të deklaratës së Lefter Kokës, ku nuk pranon të djeg mandatin e deputetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një postimi në Facebook, Jamarbër Malltezi shprehet se firma që Lefter Koka ka hedhur në aferën 178 milionë euro të inceneratorëve, në atë kohë minister Mjedisi, e detyron të hedhë tani “vallen e Ramës” siç e quan ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro, por Teri ka firmos për këtë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfare halli i madh i ka zanë?”, shkruan në Facebook Jamarbër Malltezi.

Në fakt inceneratorët kanë qenë problem i madh publik dhe afera korruptive, ku opozita ka akuzuar se pastrohen miliona euro nga mafia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?