Kokëdhima: Qeveria Rama punon për mafien. Policia e trafikoi kanabisin
Ish-miku i Edi Ramës dhe ish-deputeti i PS-së Koço Kokëdhima ka qenë shumë i ashpër këtë të premte ndaj kryeministrit aktual. Ai tha në emisionin e Eni Vasilit se nga PS-ja më përjashtuan Edi Rama dhe Gramoz Ruçi. Ata të dy kanë përjashtuar gjithë zërat civilë dhe mendimin e kundërt në PS, theksoi Kokëdhima. Më tej ai deklaroi se votat me 25 qershor u blenë nga droga dhe prandaj Edi Rama mori 74 deputetë. Bile Rama fitoi në Vlorë-Fier edhe një deputet me shumë se sa ka sot, por ia fali PD-së, sepse bleu me shumë se sa donte. Kjo është akuzë e fortë e ish-mikut të Ramës, për Ramën kryeministër. Ndërsa më pas ai theksoi se qeveria është bërë njesh me krimin e bandat e drogës.
Përsa i përket sistemit zgjedhor ai shtoi se nuk mund ta reformojë Edi Rama, pasi në bashkëpunim me Sali Berishën, të dy e bënë këtë Kod zgjedhor siç deshën, prandaj nuk iu besohet PS dhe PD. Edi Rama ka bërë puç ndaj popullit dhe duhet rrëzuar, foli Kokëdhima me tone të egra kundër kryeministrit. Bile pohoi se duhet revolucion popullor për ta rrëzuar. Nga ana e saj Eni Vasili nxori disa sinkrone të dikurshme nga pohimet e Kokëdhimës, ku stononte me çka thotë sot.
Në lidhje me punën e qeverisë Rama, ai shtoi se kjo qeveri punon për mafien dhe se policia e mbolli, trafikoi dhe përfitoi nga kanabisi.