Kokëdhima: Tërheqja nga ligji i plehrave, djallëzore. Të përgatitemi për luftë!

Projekti qeveritar për ligjin e plehrave po shkakton tronditje të madhe politike.  PD dhe LSI kanë reaguar fort. LSI kërkon referendum popullor. Kryetari i Zgjidhja-s, Koço Kokëdhima, u bëri thirrje shqiptarëve që të përgatiten për “luftë”, për të mos lejuar qeverinë e Edi Ramës që të kalojë në Kuvend ligjin për mbetjet.

Në një reagim në Twitter, Kokëdhima u shpreh: “Qeveria nuk ndahet nga plehrat. “Tërheqja” është taktikë djallëzore. Rilindja po na vret! Të përgatitemi për luftë!”. Bile ai shton se duhet miratuar me Kushtetutë e jo me ligj ku ndalohet importi i plehrave.

Reagimi i Kokëdhimës erdhi pak pas debateve që u bënë sot në Komisionin Parlamentar të Aktiviteteve Prodhuese, ku përfaqësuesi i PS-së, Eduard Shalsi, në cilësinë e propozuesit të projektligjit për “Mbetjet” u shpreh se qeveria është tërhequr, pas keqkuptimeve të krijuara. Dyshimet janë të mëdha se po luhet lojë nga Edi Rama, që të shuajë revoltën popullore momentale dhe ta kalojë në  një seancë ku të mos jenë përgatitur njerëzit për këtë gjë.

Opozita dhe shoqëria civile dyshojnë se këto veprime janë për t’u hedhur hi syve nga qeveria që është munduar prej dy vitesh që të kalojë me çdo çmim ligjin për importin e mbetjeve, gjoja për të shpëtuar falimentimin e industrisë ricikluese vendase nga mungesa e lëndëve të para, por që do të ketë pasoja fatale për ekonominë dhe shëndetin e banorëve.

Megjithatë futja në seancë të paralajmëruar apo miratimi gjithëfarëlloj do shkaktojë një valë të madhe protestash, të cilat mund të çojnë deri në rrëzimin e qeverisë. Mendohet se ky është një “shans’ për opozitën për të krijuar FRONTIN NDAJ SE KEQES. Mendohet se numri i pjesmarrësve do jetë me shumë se sa te armët kimike, ku kryeministri Rama u detyrua ta anullonte, pavarësisht se u kishte premtuar amerikanëve.

Nëse ligji  miratohet do ketë përplasje te madhe civile.

SHKARKO APP