Kokëdhima thërret Ramën ,Tahirin, Veliaj e Peleshin në selinë e PS-së
Duket pak si ironike, porse e verteta mbetet se “superdeputeti” dhe “kryeministri i Jugut” zoti Koço Kokëdhima, ka humbur nga koha e tij e çmuar e ka thërritur në selinë e PS-së kryetarin e PS-së dhe kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, zv/kryeministrin Niko Peleshi dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Ndërkohë, për pak me vonë , ka lenë takim edhe me kryetarin e bashkisë së Durresit Vangjush Dako, i cili ndjehet i frikësuar se përse e ka thërritur “supërdeputeti” me kaq urgjencë, pasi kishte planifikuar një darkë me peshk në bregdet.
Nga burime të selisë rozë mësohet se zoti Kokëdhima ka qenë i revoltuar shumë me këta pjestarë të selisë rozë, të cilët nuk po zbatojnë strategjinë dhe programin partiak të ideuar nga ai që të konturohet një PS sa më pranë qytetarëve. Ka rënë në sy mosthirrja e numrit dy të PS-së zotit Gramoz Ruçi, porse duket se ditët e tija po mbarojnë në PS, tani që po ngjitet furishëm filozofi, ideatori, frymëzuesi Kokëdhima.
Në selinë rozë ka informacione se dëgjohet zëri i Kokëdhimës që i bërtet kryetarit Rama se përse po bëhen zgjedhjet kaq shpejt në të gjitha rrethet, se pse nuk shtyhet prapë kongresi për në shtator, se duhen hequr krejt të vjetrit si Dokle, Fino, Ruçi, Dade, Majko etj, se duhet frymë e re në PS,etj. Ndërsa kryetari i PS-së po mban shënime, kurse zv/kryeministri Peleshi me zor merr frymë nga frika e Koços. Ndërsa ministri Tahiri as që i var fare Koços se ka merak se mos i hap bisedë hashashi lideri shpirtëror i PS-së.