12 kolonelët e Kryeministrit Rama. Prefekturat i merr ushtria e PS
Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, ku u vendos shkarkimi i prefektëve ekzistues dhe emërimi i 12 prefektëve të rinj. Gjatë fjalës së tij para mediave, kreu i qeverisë u shpreh se janë larguar të gjithë prefektët e qarqeve, ndërsa u shpreh se kjo ka ardhur për shkak të përformancës së dobët. Rama tha se institucioni i Prefekturës kishte mbetur në hije prej shumë kohësh. Por nuk tha asnjë fjalë se kush i pengoi për katër vite prefektët, kur dihet se të gjithë ishin të propozuar nga PS.
Rama prezantoi edhe 12 prefektët e rinj që do të zëvendësojnë prefektët e shkarkuar, ndërsa u shpreh se do të ridimensionohet roli i prefektit. Ai tha se këtij institucioni i është bërë një analizë e mirëfilltë ndër vite, analizë e cila solli edhe shkarkimin e prefektëve të mëparshëm dhe emërimin e 12 personaliteteve të reja. Ajo që bie në sy në emërimet e reja është karriera e tyre ushtarake. Të 12 prefektët janë ushtarakë në rezervë me grada madhore. Mes tyre ka ish-shefa të Shtabit të Përgjithshëm, (detyra më e lartë në ushtrinë shqiptare) dhe kolonelë e drejtues të rangjeve të larta në hierarkinë e Forcave të Armatosura Shqiptare.
Nisur nga një përceptim i publikut, realisht, ushtarakët janë me korrektë nga natyra dhe disiplina ushtarake. Por kjo gjetje e kryeministri është bërë me një mendje diabolike endrifugiane për tu bërë lajm. Spostim me mjeshtri nga epiqendra e publikut për dosjen Habilaj- Tahiri.
Vetëm një si Edi Rama mund të emëronte 12 kolonelë dhe gjeneralë, si prefekt.
Ja kush janë prefektët e rinj:
Prefekt i Kukësit Zenel Kuçana, ka përballuar edhe krizën e 1999
Prefekt i Dibrës Nuredin Shehu, kolonel në rezervë
Prefekt i Shkodrës Cesk Millja, kolonel në rezervë
Prefekt i Lezhës Gjergj Prendi, kolonel në rezervë
Prefekt i Durrësit kapiten i rangut të parë në rezervë
Prefekt i Elbasanit Maksim Malaj, ish-Gjeneral
Prefekt i Fierit Bakim Bala
Prefekt i Beratit Railla Dafa kapiten i rangut të parë
Prefekt i Korçës Dhori Spirollari
Prefekt i Vlorës Flamur Mama
Prefekt i Gjirokastrës Astrit Aliaj
Prefekt i Tiranës Suzana Jahollari
Prefektët që largohen nga detyra:
Prefekti i Tiranës – Admir Abrija
Prefekti i Durrësit – Emiljan Jani
Prefekti i Elbasanit – Ardit Demiri
Prefekti i Fierit – Vasil Bregu
Prefekti i Vlorës – Etjona Hoxha
Prefekti i Gjirokastrës – Flamur Bime
Prefekti i Beratit – Valbona Zylyftari
Prefekti i Korçës – Pandi Papando
Prefekti i Dibrës – Ardit Kaja
Prefekti i Kukësit – Liman Morina
Prefekti i Shkodrës – Paulin Radovani
Prefekti i Lezhës – Eduard Ndrecaj