Komisioneri i BE: Shqipëria duhet të tregojë durim për Negociatat

Sot Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varheley u shpreh se çështja e anëtarësimit është një çështje e nxehtë , por janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij procesi.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet:

Nëse në qershor dështon çelja e negociatave çfarë mbetet tjetër për t’u bërë?

Varheley: Kjo është çështje e nxehtë, por problemi i vërtetë është anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Ne për këtë po punojmë. Çështja e menjëhershme është të kemi marrëveshje për të dyja shtetet. Po sikur të dështoj unë çfarë do të bëja pastaj? Unë po përpiqem fort, por kjo kërkon durim, kjo është natyra e kësaj pune. Mbaj mend herën e parë kur kam ardhur në Tiranë, ne po punonim fort që të arrinim çeljen e negociatave edhe për RMV edhe për Shqipërinë dhe ju më bombarduat me pyetje dhe të njëjtën përgjigje ju jap edhe tani. Ne duhet të jemi të përqendruar tek puna që ne po bëjmë dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të dalë nga kjo situatë. Ne do ta kemi një vendim dhe jam besimplotë që të gjithë kanë të njëjtën mentalitet.

Si i shihni ndryshimet politike në Malin e Zi dhe a keni marrë sinjale nga Mali i Zi për t’ju bashkuar ‘Open Balkan’?

Rama: Ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe sigurisht jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen sepse ndaj është krijuar që të gjithë të përfshihen. Dhe me kryeministrin e ri të Malit të Zi ende nuk kam komunikuar, imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet përpara që Ballkani Perëndimor me 6 vende do të kishte tre kryeministra shqiptar, sot është realitet, kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe nuk e di. Por sot janë tre shqiptarë kryeministra dhe kjo nuk është pak është shumë. Përpara ecin dhe fitojnë nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, ne do ta riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për të bërë ftesën zyrtare sepse takimi i ardhshëm do të jetë në Ohër më 9-10 qershor. Por unë do të bëj përpjekjen time që Dritani të jetë  në tryezë, por vjen Mali i Zi apo jo, vjen Kosova apo jo, Ballkani i Hapur do të vazhdojë, të gjithë do të vijnë një ditë”- shtoi Rama.

“Duke u kthyer tek ajo që thashë për Kosovën, ne jemi vende që kemi rëndësi relative në raport me problemet që kanë miqtë dhe partnerët tanë kështu që duhet të kuptojmë edhe pjesën tjetër, sado të drejtë të kemi, sepse përndryshe na mbyllim në banjo siç ndodh me fëmijët që i bien këmbës. për të marrë atë që na takon e marrim vetëm bashkë me partnerët tanë dhe nuk e marrim dot me forcë dhe për momentin ne i respektojmë partnerët tanë. Edhe nëse në këtë rast nuk do të ndryshojë ne do të ndryshojmë kursin, nuk do të presim Bullgarinë. Një tango dhe nuk e kërcen dot veten imagjino të hedhësh valle me shumë të tjerë. Duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit”, tha Rama.

SHKARKO APP