Komisionerja e BE, Marta Kos: Zoti Rama, keni bërë punë të shkëlqyer me Integrimin e Shqipërisë

“Luksemburg – Konferencë e përbashkët shtypi me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE”- shkruan Edi Rama.

Radosłaë Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE): Ne kemi prioritet zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Kapitujt që hapëm sot janë jetik ndaj ekonomisë së Shqipërisë. Ju përgëzoj kryeministër Rama për përpjekjet tuaja ndaj rrugëtimit ndaj BE-së. Unë e di që shumica e popullit shqiptar ju mbështet në rrugën që ju jeni. Përgëzoj Shqipërinë që është partnere e besueshme në fushën e sigurisë dhe mbështetëse e Ukrainës, përgëzoj qytetarët e Shqipërisë. Konferenca e sotme është shumë e rëndësishme për integrimin e Shqipërisë.

Kryeministri Rama foli se Shqipëria e ka ekzistencën e saj në BE ndaj po punojmë fort që të jemi gati si anëtar i Unionit. Marta Kos, komisionerja e BE për Zgjerimin tha se “Zoti Rama, keni bërë punë të shkëlqyer me Integrimin e Shqipërisë”.

Marta Klos e tha prerë :“Një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që së shpejti do të jenë pjesëtarë të BE-së. Të kremtojmë çdo hap të vogël, pasi hemi hapur një titull grupkapitull negociues”.

Kryeministri Edi Rama tha, gjatë Konferencës Ndërqeveritare në Luksemburg tha se Shqipëria mbetet e palëkundur në synimin për të mbyllur të gjithë grup-kapitujt e anëtarësimit deri në vitin 2027. Në fjalën e tij, Rama theksoi vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta çuar përpara procesin integrues, duke e quajtur atë një “zgjedhje ekzistenciale jete” për vendin.

“Ju falënderojmë për mundësinë që i jepni Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Nën udhëheqjen e disiplinuar të Martës, presim me padurim që brenda vitit 2027 të gjithë grup-kapitujt të jenë mbyllur,” u shpreh Rama.

Ai vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Polonisë, e cila mban aktualisht Presidencën e Këshillit të BE-së, duke përmendur veçanërisht angazhimin e znj. Marta Kos për përkushtimin e saj në këtë proces.

“Faleminderit znj. Marta Kos që na besove, na dhe besim dhe na ke shtyrë pa hezitim – sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara,” tha Rama.

Deklarata e tij vjen në një moment kyç për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, pas hapjes së grup-kapitujve për integrimin ekonomik, duke e vendosur vendin në një kurs të qartë drejt anëtarësimit të plotë në familjen evropiane”. Me tej Rama shtoi se “Ju falënderojmë për mundësinë që i jepni Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Nën udhëheqjen e disiplinuar të Martës, po presim me padurim që të sigurohemi që brenda 2027 të gjithë grup-kapitujt të jenë mbyllur. Shqipëria është e vendosur që të mbyllim kapitujt brenda 2027. Për Shqipërinë, anëtarësimi në BE është më tepër sesa anëtarësim, është zgjedhje ekzistenciale jete. Keni qenë tepër të dedikuar ndaj kësaj pjese, të gjithë punës të presidencës polake. Faleminderit znj Marta Kos që na besove, na dhe besim dhe na ke shtyrë pa hezitim, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të ecur përpara”.

SHKARKO APP