Kompania Facile.it shembulli që punëson qindra të rinjë studentë

Facile.it është kompania më e madhe në Itali për shitjen online të sigurimeve, por gjithashtu kompania është ndërmjetëse e produkteve bankare (kredi, llogari, karta krediti), pa harruar dhe produkteve të nevojshmerisë së përditëshme familjare (drita, gaz, adsl, udhetime, telefoni dhe pay tv).

Kompania operon në Shqipëri që nga viti 2012. Në gjithë këto vite kompania ka qenë një shembull në lidhje me respektimin e etikes së punës, respektimin e ligjeve, rregullave dhe kodit të punës së Shqipërisë. Facile.it punëson kryesisht studentë dhe të rinjë, çka është më e kërkuara në Tiranë dhe jo vetëm.

Përveç kësaj, kompania është e kujdeshme ndaj standarteve më të larta evropiane dhe për këtë arësye kjo kompani ofron kushte optimale pune dhe një nivel të lartë të sigurisë në punë (plan emeregjence, shkalle emergjence, kurse të shpeshta në lidhje me sigurinë në punë). Dhe paga të larta.

Kompania ka bërë investime të mëdha në tregun shqiptar, ku sot ajo ka të punësuar me shumë se 700 punonjës. Objektivi i kompanisë për vitin 2018 është të rrisë numrin e punonjësve në 1000 të punësuar, kryesisht studentë. Facile.it është një mundësi e shkëlqyer punësimi për këto të rinjë studentë, të cilët duhet të zotërojnë gjuhën italiane. Në kushtet e ekonomisë shqiptare punësimi i studentëve dhe të rinjëve, tregon admistratori i kësaj kompanie të huaj, zoti Lorenc Goga, është prioritet i kompanisë.

Dihet se në Shqipëri ka mundësi jo të shumta punësimi, sidomos për studentët, të cilët duhet të vazhdojnë fakultetin, por edhe të mbajnë vetveten, apo disa dhe familjet. Ndaj kompania facile.it, më e njohura në Itali, ofron punë dhe korrektësi në zyrat e saj në qendër të Tiranës, në ish-bllok. Bile, kompania po investon shumë për një kohëzgjatje të madhe qëndrimi në Shqipëri. Sipas informacioneve nga brenda saj, tregojnë se po shikojnë mundësi për hapjen e disa degëve të reja nëpër disa qytete të Shqipërisë.

Facile.it është lider në Itali, por edhe në Shqipëri. Planet e saj janë për punësime të një numri sa më të madh të rinjësh, natyrisht që zotërojnë gjuhën italiane.

Paga mesatare në muajt e fundit arrin vlerën e 70000 lek të reja në muaj, ndërsa për punonjësit më të mirë arrijnë të marrin mesatarisht 120 mijë lek të reja pagë mujore.

Në Shqipëri operojnë disa firma apo kompani call-center, të cilat punësojnë mijëra të rinjë, duke krijuar vende të reja pune, çka duhet të sjellë edhe një përkrahje të kësaj politike nga ana e shtetit.

Ndërkohë mësohet se ministri Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, me porosi të kryeministrit Rama, ka kërkuar që të hartohen politika qeveritare në favor të kompanive të tilla, të cilat punësojnë të rinjtë shqiptarë, por që edhe i aftësojnë të rinjtë të dalin nesër profesionistë në këto specialitete.

Në foto: Administratori i Facile.it në Shqipëri, Lorenc Goga

 Në fotot: Zyrat e punës në facile.it në Tiranë

SHKARKO APP