Kompanitë e internetit i kanë kthyer rrugët dhe pallatet si rrjeta merimange nga telat e panumërt

“Ka nisur sot aksioni i Bashkisë Shkodër për lirimin e hapësirave nga kabllat e kompanive të internetit. Puna ka nisur në Rajonin 1 për të vijuar në të gjitha zonat e qytetit.

Siç ishte njoftuar publikisht, ky aksion nisi menjëherë pas përfundimit të afatit të lënë nga Bashkia për heqjen vullnetare të tyre. Në përgjigje të këtij njoftimi,  një pjesë e kompanive të internetit kanë qenë bashkëpunuese, duke iu bashkuar këtij aksioni që synon të garantojë sigurinë për banorët nga kablla dhe tela, që për 32 vite janë një gangrenë e qytetit të Shkodrës”- shkruan sonte Benet Beci.

Ky veprim i bashkisë shkodrane është një veprim i duhur sepse kompanitë e internetit i kanë mbushur si merimangat hyrjet, dritaret dhe pallatet, ku duket vetja se je në një xhungel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Veprim i Benet Becit duhet përkrahur nga të gjitha bashkitë e vendit. Edhe në Tiranë ka disa lagje tmerr nga këto “rrjeta merimangash”. Kompanitë e internetit që fitojnë dhjetra milionë lekë duhet të investojnë në linjat e tyre sipas standartëve bashkëkohore dhe jo duke i kthyer në vend kaotik telash.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?