Koncesionet e laboratorëve spitalorë. LSI kundër, PS pro dhe PD mbylli sytë
Votimi i propozimit të grupit parlamentar të LSI-së kundër dhënies me koncesion të laboratorëve të spitaleve shtetrorë është shembulli më i qartë që tregon se ku qëndrojnë partitë politike në raport me interesin publik. Propozimi i LSI kundër koncesionit flagrant mori pro votat e LSI. Kundër nismës së LSI dhe pro koncesionit votoi Partia Socialiste dhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ndërsa Partia Demokratike nuk mori pjesë në votim ose abstenoi dhe pak deputetë të saj, në mënyrë individuale, ju bashkuan nismën së LSI. Konkretisht propozimi që rrëzonte koncesionin mori 39 vota pro të LSI dhe 63 vota kundër të PS-PDIU. Nëse PD-ja do të kishte marrë pjesë në votim, me shumë gjasa koncesioni shumë i diskutuar nuk do të ishte miratuar. Pra PD-ja ose nuk kishte strategji, ose ishte dakort në heshtje me PS-në ose ishte hava nga taktika politike parlamentare.
Nuk dihet se përse deputetët demokratë e braktisën sallën në momentin e votimit. Ajo që dihet është se PD-ja ka 4 vjet që nuk lë rast pa denoncuar qeverinë për koncesionet dhe tenderat. Por kur vjen puna për votimin kundër tyre në Kuvend, braktis sallën dhe rrëzon çdo mundësi për t’i anuluar. Shembulli i së enjtes ishte me flagranti, aqsa nuk kuptohet nëse PD është kundër koncesioneve, apo vetëm sa bënë zhurmë politike dhe me pas i lë të kalojnë për miratim në Kuvend. Kthesa e beftë e PD-së në votimin e së enjtes është e çuditshme dhe për faktin se opozita e kundërshtoi idenë e këtij koncesioni që në fillim. Fatmirësisht LSI pati kurajon që duke qenë edhe në qeveri, të kundërshtonte hapur një koncension të tillë dhe ta kërkojë me votim kundër nismës së PS dhe kryeministrit Rama.
Konkretisht çfarë nënkuptonte koncesioni i fundit dhe pse LSI-ja ishte kundër miratimit të tij? Koncesioni i laboratorëve parashikon që për 10 vitet ardhshme qeveria t’i japë privatit shërbimin e analizave duke e paguar një shumë prej 800 milionë lekë në vit. Apo edhe me shumë, pasi përherë ministria e financave bën dallavere në heshtje. Ndërkohë rreth 400 laborantë dhe mjekë rrezikojë të mos kenë më kontrata pune me shtetin pas marrjes në dorëzim të shërbimit nga kompania private. Një ide e tillë është kundërshtuar fortë nga mjekët dhe specialistët. Sipas tyre, dhënia e shërbimit të analizave me koncesion është një praktikë që nuk është bërë në asnjë vend të Bashkimit Europian.
Kundër kësaj nisme u rreshtua hapur Lëvizja Socialiste për Integrim. Deputetët e saj dhe kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili e refuzuan propozimin e sjellë nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në komisionet e Kuvendit. Në mënyrë zyrtare, tre ditë më parë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i kërkoi Kuvendit që ta pezullonte këtë koncesion dhe të mos e miratonte në buxhetin e vitit 2017. Veç argumenteve të specialistëve, Petrit Vasili rendiste dhe një fakt që ishte anashkaluar nga Partia Socialiste. Projekti i koncesionit të laboratorëve nuk kishte asnjë studim korrekt. Ministria e Shëndetësisë ka kontaktuar një kompani që duhet të bënte studimin për gjithë koncesionin, por ky studim edhe pse ka rol vetëm këshillues, ende nuk kishte dhënë shifra të sakta. Ndërkohë, Ministria në dokumentin e sjellë për miratim në Kuvend përcaktonte vlerën e koncesionit 800 milionë lekë në vit pa dhënë detaje se ku e kishte gjetur këtë shifër. Pra jo vetëm ishte një praktikë e dyshimtë e partneritetit publik- privat, por gjithë nisma kishte vetëm një shifër parash që duhet të jap shteti dhe asnjë projekt se pse kushtonte aq dhe jo më pak. Pra këto lekë do përfundojnë në xhepin e dikujt pët fushatë elektorale.
Për të gjitha këto arsye edhe Partia Demokratike me anë të kryetares së Komisionit të Shëndetësisë në Kuvend, Albana Vokshi ishte kundër miratimit të tij. Edhe deputetëve të tjerë të PD-së e kundërshtuan në Komisione. Ky kundërshtim i PD-së zgjati vetëm deri në orën 22:00 të së enjtes. Në momentin kur PD dhe LSI mund ta rrëzonin koncesionin në Kuvend, demokratët u “zhdukën” nga salla.
Deputetët e PD-së ikën me vrap sikur u kishte rënë murtaja! Kush dreqin i lajmëroi që të iknin në mënyrë që LSI të mos kishte votat për ta bllokuar Ramën në këtë koncension marramendës dhe hapur korruptiv?
Ikën se i morën në telefon nga PD-ja, ikën se ishin përgjumësh apo ikën se nuk donin të dështonte Ilir Beqja dhe Arben Ahmetaj në këtë megaferë korruptive?!