Kongresi Botëror i Naftës, fotot pikante të liderëve të rajonit në Stamboll

Ditën e sotme në Stamboll të Turqisë po mbahet Kongresi Botëror i Naftës. Të pranishëm janë përfaqësues nga thuajse gjithë vendet e botës. Ndërkohë që rajoni i Ballkanit ka marrë një rëndësi të veçantë në këtë takim, për shkak të mjaft projekteve që janë planifikuar të ndërtohen.

Të pranishëm në takim kanë qenë një pjesë e Kryeministrave të Ballkanit Perendimor.

Pas Kongresit, Presidenti turk Rexep Taip Erdogan ka publikuar disa nga fotot e takimit. Bie në sy një foto ku Erdogan ndodhet me Kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe presidentin e Bullgarisë etj.

Më herët, gjatë kongresit, kreu i qeverisë Edi Rama tha se me potencialet e pashfrytëzuara, Shqipëria mund të shndërrohet në front i ri i naftës në botë. “Kemi një rritje të prodhimit të naftës, të blloqeve, gjithashtu të kapacitetit të rafinimit, duke qenë pse pjesa më e madhe e naftës bruto është ajo që kemi dhe çon drejt përmirësimit të sektorit të energjisë.  Aktualisht ka shumë për të folur për Shqipërinë dhe për të ardhmen e shkëlqyer, ku ne do të jemi.  Pas përfundimit të TAP, shpresojmë se do të jemi një mbështetje për BE-në dhe do ta zgjasim nëpërmjet degës adriatiko-joniane dhe një dege të dytë, Shqipëri-Kosovë-Serbi.  A mund të bëhet Shqipëria një front i ri i naftës, kemi çdo mundësi, kemi rezerva nafte dhe gazi të pashfrytëzuara. Falenderoj presidentin Erdogan për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që kemi”, u shpreh Rama.

SHKARKO APP