Kongresi i PS. Edi Rama fton Fatos Nanon.Flitet edhe për Toni Blair
Kongresi i Partisë Socialiste, i cili pritet të nis punimet nesër në orën 10:00 pritet që të ketë surpriza në radhët e socialistëve të vjetër të partisë, por edhe figurave të njohura socialiste të partive simotra europiane.
Partia Socialiste mësohet se i ka dërguar ftesë ish kreut, Fatos Nanos, por edhe ish presidentëve, Rexhep Mejdani dhe Alfred Mosiu.
Në mbledhjen e nesërme do të jetë edhe kreu i së majtës në Parlamentin Europian, Gianni Pitella, ndërsa flitet edhe për ish kryeministri britanik Tony Blair. Punimet e Kongresit do ti ndjekë edhe Presidenti i Parlamentit Europian Martin Shulz si dhe ish ministri i jashtëm italian Massimo D’Alema.
Kongresi do të votojë edhe për 175 anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS-së si dhe do të hedhe për votim edhe ndryshimet e statutit të partisë.