Korab Lita: Gramoz Ruçi pëlqen kryetare grupi Rudina Hajdarin!

Përplasjet në “opozitën” e re nuk sosin. Pas daljes hapur të grupit demokrat në parlament kundër Rudina Hajdarit dhe firmosjes prej tyre të deputetit Korab Lita si kryetar i ri grupi, mënjëherë ndërhyri kryeministri Rama. Ai me anë të Gramoz Ruçit, kryeparlamentar, bëri presion mbi dy anëtarë të grupit opozitar të cilët u detyruan të heqin dorë nga firma e tyre si dhe të mohonin pamjet live në konferencën e shtypit.

Qeveria dhe grupi parlamentar i PS po bëjnë gjithçka që të mbajnë Rudina Hajdarin si kryetare, ndonëse vetë deputetët kanë firmosur shkarkimin e saj. Ky është absurditet dhe një lojë e pisët politike, ku ndonëse “opozita” e re nuk ka legjimitet politik opozitar përsëri Kryeministri dhe PS-ja po turren me presione dhe oferta ndaj kësaj opozite duke i caktuar edhe se cilët pëlqejnë si kryetar.

Korab Lita në cilësinë e kryetarit të ri të grupit parlamentar doli sot dhe akuzoi Gramoz Ruçin që po luan të gjitha fijet për të mbajtur Rudina Hajdarin si kryetare grupit parlamentar, pasi kështu e drejtojnë dhe bëjnë si të duan si qeveri.

Mazhoranca cakton edhe kryetarët e grupëve parlamentare të “opozitës së re”!

SHKARKO APP