Korça tronditet nga tre tërmete të forta. Banorët kalojnë natën jashtë

Tre lëkundje të forta tërmeti kanë tronditur ditën e sotme zonën e Korçës. Por edhe në kufi ka rënë tjetër tërmet. Një tërmet 4.5 i Shkallës Rihter është ndjerë në Kastoria të Greqisë.

Në Korçë dridhjet kanë qenë të forta. Banorët kanë dalë nga shtëpitë shumë të tronditur dhe në panik. Sipas qendrës sizmike europiane EMSC në këtë zonë brenda pak minutash ka pasur dy lëkundje të forta. Ndërkohë gjatë mbrëmjes, në orën 21:00 është regjistruar dhe një tjetër tërmet. 

Për shkak të firkës nga tërmete të tjera, një pjesë e banorëve në zonat ku ka pasur lëkundje të mëdha po flenë jashtë. Janë kryesisht banorërë të pallateve dhe kateve të larta të tyre që thonë se patën plasaritje dhe çarje të murreve nga tërmeti i rënë në orën 16.21 të së mërkurës. Ata kanë marë batanijet dhe mbulesat duke u vendosur grupe-grupe në lulishtet apo ambjentet publike pranë pallateve. Nata nuk parashikohet e qetë edhe për atë pjesë të banorëve që do të zgjedhin të flenë në banesat e tyre. Nga ana e drejtuesve të pushtetit lokal ka nisur të vihen në lëvizje shtabet e emergjencave civile për çdo të papritur nga vazhdimi i tërmeteve.

Tërmeti i parë ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit, Qarku Korçë. Ndërsa tërmeti i dytë në orën 14:28 ka qenë 3.4 i shkallës Rihter. Tërmeti i orës 21:00 është i shkallës 3.7.

Njerëzit janë tmerruar pasi lëkundjet kanë qenë shumë të forta. Rajoni i Korçës ka qenë më i prekur nga tërmeti muajt e fundit.

Më herë, gjatë ditës së sotme, sipas institutit europian të tërmeteve në këtë zonë ka pasur edhe disa lëkundje më të lehta.

Për lëkundjet në Korçë ka reaguar në orën 17:00 dhe Ministria e Mbrojtjes. Në një deklaratë për mediat, Ministria njofton se “tërmeti i rënë është me magnitudë 4.7 shkalla rihter dhe me epiqendër 3.4 km në jugperëndim të Dardhës, Korçës”.

Ministria bënë me dije se nga “raportimet e bëra nga strukturat e Emergjencave Civile të Njësive Vendore deri tani (ora 17:05) nuk ka dëmtime materiale”.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes njofton se nuk ka dëme, banorët deklarojnë së lëkundjet e tërmetit nuk kanë kaluar pa pasoja. Rreth 12 shtëpi në Qafëzezë, të cilat ishin dëmtuar nga tërmeti i 1 qershorit që ra në Korçë kanë pësuar sërish dëme pas lëkundjeve të sotme.

Tërmetet nuk ndalojnë

Një tërmet 4.5 i Shkallës Rihter është ndjerë një orë më parë në Kastoria të Greqisë.

Sipas Institutit grek të Gjeodinamikës, tërmeti ishte 4.5 Richter dhe u regjistrua në 17:21 me orën lokale, me një fokus 36 kilometra në perëndim të qytetit dhe një thellësi prej 8.2 kilometra.

Disa minuta më vonë, shumë afër përqendrimit, një dridhje e re më e dobët 3.4 Rihter, shkruajnë mediat greke.

Lëkundjet në shtetin fqinj vijnë pak minuta pas tërmeteve që tronditën rajonin e Korçës.

VIDEO/Panik në Korçë nga tërmeti

Harta e qendrës europiane të tërmeteve për tërmetin në Korçë

SHKARKO APP