Kosova drejt rrëzimit të qeverisë në mes të luftës kundër koronavirusit

Në mes të krizës së koronavirusit, Kosova rrezikon të mbetet pa qeveri. Shkak duket se mbetet shkarkimi i ministrit të brendshëm nga kryeministri Kurti.

Nënkryetari i LDK-së në kosovë, Lutfi Haziri ka reaguar pas shkarkimit të Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, raporton Gazeta Express.
Haziri ka deklaruar se jam konsultuar me kreun e LDK-së, Isa Mustafën duke paralajmëruar edhe tërheqjen e kësaj partie nga koalicioni.
“Pas reagimit të kryetarit Isa Mustafa dhe konsultimeve me të, një gjë e di që pa Agimin, s’ka me pasë qeveri me LDK’në”, ka deklaruar Haziri për portalin Mediafokus.info.
Gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti e shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliu, pasi që sipas tij, deklarata e tij e mbrëmshme ka shkaktuar frikë te qytetarët sa i përket shtimit të numrit të të prekurve me koronavirus.

Me sa duket të gjithë janë bashkuar kundër kryeministrit Kurti për ta rrëzuar; Presidenti Thaçi, opozita, LDK, Presidenti serb Vuçiç, amerikanët e tani së fundi edhe vetë Albin Kurti!

SHKARKO APP