Kosova ka një aeroport nëntokësor antiberthamor të kohës së Titos
Jugosllavia kishte rreth 40 objekte strategjike të rëndësishme, përfshirë disa aeroporte nëntokësore e që ishin sekreti më i madh ushtarak. Rreth 90 miliardë dollarë janë shpenzuar në konstruktimin e këtyre objekteve. Željava ishte aeroporti më i shtrenjtë dhe më i madh në ish-Jugosllavi. Rreth 4.5 miliardë dollarë janë shpenzuar për konstruktimin e kësaj baze ajrore. Sipas ekspertëve, baza e vetme ajrore që mund të rivalizoj Željava, pavarësisht se është më e vogël, ishte në Sllatinë afër Prishtinës. Këto dy baza ajrore paraqesin nivelin e parë të mbrojtjes, transmeton Express.
Në nivelin e dytë të mbrojtjes ishin gjithashtu aeroporte me galeri nëntokësore dhe kushte për mbrojtje kundër sulmeve bërthamore. Galeri të tilla kishte edhe në Podgoricë, Mostar dhe Split.
Në nivelin e tretë të mbrojtjes ishin koncentruar strehimoret për aeroplanë dhe njerëz. Të gjitha aeroportet i kishin këto kushte dhe secili aeroplan kishte strehimoren e tij.
Aeroporti i Sllatinës gjendet afër Prishtinës. Aeroporti ishte finalizuar më 1965. Së bashku me bazën ajrore Željava ishin niveli i parë i mbrojtjes dhe 24 aeroplanë ishin në këto baza ajrore.
Këto ishin të pajisura me aeroplanë MiG – 21 bis dhe MiG – 21 UM.
Baza ajrore në Sllatinë kishte, Departamentin e Pilotëve, Departamentin e Armëve, Punëtorinë, Rezervaret dhe dhomat e gjumit.
Qendra e vëzhgimit ishte vendosur mbi bazën ajrore dhe shkohej me ashensor. Radari ishte në kodrën e Goleshit.
Gjatë operacioneve të NATO’s 83 skuadra luftuese ishin vendosur në Sllatinë.
Pas përfundimit të luftës, aeroporti u transformua në aeroport ndërkombëtar.