Kosova mposht Suedinë në Goteborg dhe prek ëndrrën e Botërorit

Kosova ka shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e saj futbollistike, duke triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Suedisë në stadiumin legjendar “Nya Ullevi” të Goteborgut. Ishte një fitore me vlerë ari për skuadrën e Franco Fodës, e cila tashmë jo vetëm siguron një pozicion të favorshëm për “play-off”, por mban të gjallë edhe ëndrrën për vendin e parë në grup, që do ta çonte direkt në Botërorin 2026.

Takimi u vendos në minutën e 32-të, pas një aksioni të ndërtuar me vendosmëri. Pas një goditjeje të fuqishme të Vedat Muriqit, topi mbeti në zonë dhe Fisnik Asllani reagoi më shpejt se mbrojtësit suedezë, duke e dërguar në rrjetë për 0-1. Ky gol ndezi festën “dardane” në shkallët e stadiumit, ku qindra tifozë të Kosovës krijuan një atmosferë elektrizuese deri në sekondën e fundit të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?