Kosova pa parlament të ri dhe pa qeveri të ligjshme!
Legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës nuk u konstitua as në përpjekjen e dytë. Në seancën që vazhdoi më 17 prill, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kundërshtuan që ajo të kthehet në pikën zero, duke kërkuar të vazhdohej me votimin e raportit që verifikon mandatet e deputetëve. Për LVV-në, kjo ishte e papranueshme, që argumentoi se s’mund të votohet një raport që kishte dështuar të miratohej. Seanca u ndërpre për të vazhduar më 19 prill.
Analistët thonë se Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme dhe jo me paterica, në kohën kur ka ardhur presidenti Trump dhe kur Vuçiç po forcohet në arenën ndërkombëtare. Kurti akoma nuk po arrin të sigurojë 61 vota nga 120 që ka parlamenti.

KOHA JONË SONDAZH

