”Krenar për Shqipërinë”, Rama poston fotot nga samiti i Komunitetit Politik Europian në Danimarkë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një album me foto nga pjesëmarrja në Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Danimarkë, ku ka shkruar edhe se është krenar për Shqipërinë. Më herët Rama tha se Shqipëria do të jetë një vlerë shumë e madhe e shtuar për BE-në.
Në një prononcim për mediet në Kopenhagë, Rama foli edhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE. ”Ne nuk po presim, ne po vrapojmë. Po vrapojmë shumë shpejt. Ne do të jemi gati shumë shpejt dhe ju takon të mëdhenjve në sallë që të mos presin më, por të na përqafojnë e të na mirëpresin sepse do të jemi një vlerë shumë e madhe e shtuar për BE-në”.

KOHA JONË SONDAZH

