Krerët e bashkive dhe këshilltarët e opozitës drejt djegies së mandateve
Pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës, të njëjta masë po diskutohet edhe nga drejtuesit e pushtetit vendor të zgjedhur nga opozita në gjithë vendin.
Varianti i djegies së mandateve nuk është përjashtuar nga Voltana Ademi, kryetares së Bashkisë së Shkodrës, e zgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike. Në një intervistë ekskluzive për “Ora News”, Voltana Ademi është shprehur se po diskutohet mundësia e djegies së mandateve edhe nga kryebashkiakët e opozitës. Ajo tha se personalisht do mbështesë çdo vendim të Partisë Demokratike lidhur me mandatet.
“Është një proces në diskutim, por si anëtare e PD do mbështes çdo vendim. Opozita mori vendimin ekstrem të djegies së mandateve pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Vendimi u mor në një situatë të rëndë ekonomike dhe politike, ndaj njerëzit kanë dalë në shesh. Kryeministri e njeh Shkodrën mirë ndaj edhe i trembet. Shkodranët janë njerëz të lirë, nuk marrin urdhra”,- deklaroi kryetarja e Bashkisë së Shkodrës.
Ende nuk ka një qëndrim zyrtar politik nga ana e opozitës për mandatet e të zgjedhurve vendorë, por një hap i tillë po shihet si i pashmangshëm për shkak të krizës në të cilën është futur vendi.
Dy javë më parë deputetët e opozitës dogjën mandatet në mënyrë unanime duke e dalë nga Parlamenti. Kësaj lëvizje të opozitës mazhoranca po i përgjigjet me zëvendësimin formal të deputetëve duke futur kandidatë të blerë. Një skemë e tillë ka shërbyer për të acaruar dhe më shumë situatën politike në vend.
Ndërkohë djegia e mandateve të të zgjedhurve vendorë, nëse do të merret si vendim politik, prite të sjellë dhe një bllokimin e një sërë bashkish në vend. Ndryshe mandatet e deputetëve, kryebashkiaktët janë të zgjedhur të drejtpërdrejtë me votë dhe nuk mund të zëvendësohen.