Kreshnik Spahiu: Lulzim Basha bëri pazar me Edi Ramën, më preu në besë!

Pas takimit të sotëm më Lulzim Bashën, Kreshnik Spahiu njoftoi se dorëhiqet nga politika për shkak se nuk u bë pjesë e listave të PD-së për deputetë.

Spahiu u shpreh se çadra e opozitës në bulevard ka qenë një farsë.

“Unë dhe grupimi im u angazhuam për 90 ditë për një kauzë, por u premë në besë nga Lulzim Basha. Kjo situatë është e papranueshme ndaj unë bëj dorëheqje nga politika”, tha ai. Më tej Kreshnik Spahiu theksoi se Lulzim Basha na preu në besë, sepse bëri pazar me Ramën.

Spahiu tha se pas mosarritjes së një marrëveshjeje me PD-në nuk do të jetë më pjesë e politikës.

“Ndoshta kjo është intervista e fundit në këtë studio. Nga ky moment jap dorëheqje nga politika. Çadra ishte një kurth për opozitën për elektoratin shqiptar, për demokracinë, për idealistët” – tha Spahiu.

SHKARKO APP