Kreshnik Spahiu: Vetëm Rama solli kriminelë në parlament e në Qeveri
I ftuar tek Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë”, një emision brilant, Kreshnik Spahiu tha ndër të tjera se kemi një klasë politike servile ndaj të huajve sepse kanë frikë se vjedhin e bëjnë korrupsion. Prandaj ambasadorët e huaj bëjnë si guvernator në Shqiperi. Por Spahiu sulmoi veçanërisht kryeministrin Rama që ka sjellë deputetë kriminelë e ministra hajdutë. Këtë që po bën Edi Rama, sipas Kreshnik Spahiut, nuk e kanë bërë as Nano, as Berisha, as Meta, as Majko , as Fino.
Kreshnik Spahiu theksoi se duhet pastruar krejt klasa politike shqiptare e cila mbetet e lidhur jo vetëm me interesa meskine, porse edhe kriminale.