Kreu i LSI, Vasili i përgjigjet Ramës: Ja si përfundojnë makinat me një timon

Partia Socialiste dhe vetë kryetari i saj Edi Rama gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit shpesh herë ka shprehur mendimin se forca e tij politike do të marrë mbi 71 mandate për të pasur ajo timonin e qeverisë.

Por, kreu i LSI Petrit Vasili i është përgjigjur kryeministrit duke i treguar se fundi i makinave me një timon dhe pa frena është gjithmonë i njëjtë.

Ai ka sjellë në vëmendje faktin se diçka të tillë ka ëndërruar dhe Partia Demokratike në vitin 1994 kur zhvilloi referendumin që jepte pushtet të pakufishëm për një njeri dhe një subjekt politikë. PD-ja humbi referendumin e vitit 1994 dhe ky ishte momenti që shënoi dhe nisjen e rënies së kësaj force politike duke humbur dhe zgjedhjet e mëspashme.

“Tafmaja e makinës me një timon. Po dëgjoj këtë teorinë e dy timonëve. E kam dëgjuar edhe në 1994 kur mbahej referendumi për një timon në një makinë blu. Fundi i makinave me një timon dhe pa frena ka qenë gjithmonë i njëjtë. Populli është aty, më i vëmendshëm se në 1994”,- shprehet Vasili në një postim në Facebook.

Duket se jo rastësisht Vasili ka bërë anologji mes PD-së së viti 1994 që kërkonte të gjithë pushtetin për vete dhe Partisë Socialiste sot që kërkon fitore pa koalicion dhe pa aleatë, me argumentin se i duhen të gjitha pushtetet, për të drejtuar vendin.

SHKARKO APP