Kreu i PD, Basha: Dekriminalizimi, parakusht për çdo reformë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha sot në një konferencë për mediat, se në takimin  sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry u diksutua dekriminalizimi, reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e lira. Basha u shpreh se procesi i dekriminalizimit është parakousht për çdo reformë.

Kreu demokrat ka informuar grupin parlamentare lidhur me mesazhet e dhëna nga Kerry.

“Dekriminalizimi, parakusht që çdo reformë tjetër të ecë përpara, kusht i çdo kushti për legjitimin e hapave të mëtejshëm që Shqipëria duhet të hedhë si për reformën në drejtësi, cështjen e zgjedhjeve të lira. Së dyti, reforma në drejtësi, ku PD ka një qëndrim të qartë atë të mbështetjes pa kushte të një drejtësie të reformuar të pakapur politikisht që lufton korrupsionin në nivele të larta, përfshi korrupsionin në gjirin e saj. Reformë gjithëpërfshirëse me konsesus. Çështja e tretë, zgjedhjet e lira e të ndershme. Kërkova angazhimin e SHBA për të zgjidhur këtë problem ekzistencial dhe ju konfirmoj se nga sekretari Kerry mora konfirmimin e mbështetjes totale për të kapërcyer këtë sfidë të madhe, zgjedhje të lira e të ndershme”,- tha Basha.

Kreu i PD-së i interpreton mesazhet e sekretarit Kerry si një inkurajim dhe shtytje të madhe për opozitën, duke shprehur gatishmërinë për të bërë të gjitha përpjekjet “për të çuar demokracinë në një stad të ri”. Por Rama, tha Basha, po shpërfill mesazhet e Kerry duke promovuar “Arben Ndokën, dhe duke dalë në krahë të Elvis Roshit”.

SHKARKO APP