Kreu i Policisë, Ardi Veliu: Çdo komisariat listë me personat pozitivë në zonat e tyre

Alarmi për shtimin e numrit të të infektuarve me koronavirus ka alarmuar shtetin. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu u ka dhënë detyrat komisariateve lidhur me situatën alarmante të COVID-19 në Shqipëri pas shtimit të rasteve.

Veliu ka kërkuar nga çdo komisariat nga një listë për zonat e tyre të personave që janë pozitivë me koronavirus dhe është detyra e policëve të kontrollojnë nëse ata po zbatojnë vetizolimin apo jo.

Po ashtu Veliu ka kërkuar nga policët të jenë të pajisur me maska dhe të kontrollojnë nëse në qendra tregtare dhe supermarkete klientët i përdorin ato.

Policia do t’i vijë në ndihmë ISHSH-së për inspektimin në terren si dhe do jetë vetë ajo që do të kryejë kontrolle për të parë nëse po zbatohen apo jo masat ndaj COVID-19.

SHKARKO APP