Kreu i SPAK, Dumani: Askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani ka prezantuar strategjinë e parandalimit të krimeve zgjedhore.
Dumani ishte sot në një tryezë të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit.
“Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshëm për krimin zgjedhor. Kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave. Zgjedhjet lidhen pazgjidhshmerisht me shtetin e së drejtës.
Hetimi do kryhet në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime të organizatave ndërkombëtare, të OJQ-ve, por krahas saj, edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor”, deklaroi Dumani.
Nuk ka pse kihet frikë nëse janë në rregull, shtoi kreu i SPAK.
KOHA JONË SONDAZH

