Krimi në familje, vllain vr*t vëllain dhe me pas edhe veten

Krimi në familje po merr përmasa të frikshme. Sot një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda familjes në Tiranë, në zonën e Freskut, ku vëllai ka vrarë vëllanë dhe pastaj ka qëlluar  veten.

Ngjarja ka ndodhur në 07.40 të ditës së sotme.

Shtetasi, Vehap Faik Cami, 63-vjeç ka qëlluar me armë zjarri, tip pistolete vëllain e tij, Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe me pas veten.

Njoftimi:

Ne date 04.1.2024, rreth ores 07:40, ne rrugen “Xhon Belushi”, eshte marrë njoftim se ne banesen e shtetasit Lulezim Faik Cami, ka te shtena me arme zjarri.

Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se shtetasi Vehap Faik Cami, i dtl 03.01.1961 ka qëlluar me armë zjarri pistolete vëllain e tij, Lulezim Faik Cami i dtl 15.07.1955 dhe me pas veten, ku si pasoje kane gjetur vdekjen te dy.

 

SHKARKO APP