Berisha e Mediu takojnë këshilltarin e Presidentit Amerikan, Donald Trump

Kreu i republikanëve shqiptarë Fatmir Mediu ka bërë publik detaje të nje takimi zhvilluar gjatë ditës së sotme (datë 14 korrik) në Tiranë mes ish-kryetarit të Bashkisë së New York (SHBA) Rudi Guiliani dhe avokat personal i Presidentit amerikan, si dhe ish-Sekretarit për Homeland Security Tom Ridge me ish-kryeministrin Berisha.

“Takim dhe mëngjes pune me Këshilltarin e Presidentit Trump, ish kryetarin e Bashkise New York Rudi Guiliani, ish Sekretarin per Homeland Security Tom Ridge dhe ish kryeministrin  Sali Berisha”- shkruan Mediu.

Diskutimi u përqendrua rreth krizës politike në Shqipëri, krimit, korrupsionit dhe shkatërrimi i lirive të qytetarëve shqiptarë prej kryeministrit Rama.

Ky takim vjen në një moment shumë të vështirë për demokracinë dhe situatën politike në Shqipëri.

Natyrisht që Rudi Guiliani dhe Tom Ridge janë njerëzit e besuar të Presidentit Trump. Ndaj shpresohet se ata do ti raportojnë saktësisht Presidentit për situatën në Shqipëri.

SHKARKO APP