Kriza/ Ilir Meta dorëzon presidentin dhe kandidon për kryeministër?!
Ka bërë përshtypje dhe ka krijuar aludime e teori konspirative deklarata zyrtare e LSI e firmosur nga Petrit Vasili kur tha sot për zgjidhjen e krizës politike se ”Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”.
Por burimet nga LSI tregojnë se kjo është shumë e saktë dhe se deklarata nuk ka tone emocionale, por realiste. Posti i Presidentit është detyra më e lartë në një shtet dhe se Meta e vlerëson në maksimum, por nëse mbetet si një pikë që palët PS-PD e duan si pjesë marrëveshje, atëhere Ilir Meta e dorëzon pa asnjë hezitim. Mjafton që situata të normalizohet dhe kriza politike të mbyllet duke shkuar në zgjedhje normale.
Mësohet se në rast se Ilir Meta e jep dorëheqjen nga President Republike, nëse duhet për zgjidhjen e krizës, atëhere Meta do të shpallë kandidaturën për kryeministër dhe se koalicioni i LSI do jetë I përbërë nga shumë parti për të marrë detyrën e kryeministrit fill pas zgjedhjeve.
Kjo është edhe lojë shahu, thonë burimet, mëqënëse Edi Rama e ka me qejf këtë lojë kohët e fundit, sepse ka harruar pasionin e basketbollit.
Nëse PS dhe PD e duan postin e kryetarit të shtetit, që nesër dorëzohet dhe pasnesër kandidimi për kryeministër i Ilir Metës do jetë zyrtar. Se si del skema pas zgjedhjeve mbetet të presim se si ndërtohen koalicionet dhe qeveria!
http://albanianews1.al/kriza-ilir-meta-dorezon-presidentin-dhe-kandidon-per-kryeminister/