Kriza/Iniciativa të forta nga Presidenti Meta. Do vizitojë Berlin, Bruksel, Vjenë, Paris, Londër dhe Uashington

Burime nga presidenca tregojnë se Presidenti Meta do të ketë takime të rëndësishme javën që vjen. Përveç takimeve ndërkombëtare, presidenti do të kërkojë takim gjithë partive parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019.

Nuk dihen detaje, porse Presidenti Meta, pas lojërave mafioze të tre ditëve të fundit të mazhorancës dhe veçanërisht KED, i cili drejtohet nga njeriu i kryeministrit dhe Engjëll Agaçit, ka vendosur të bëjë lëvizje të forta. Lojërave mafioze për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese, si dhe nisur nga situata politike, Presidenti ka vendosur t’u përgjigjet me një lëvizje javën e ardhshme.

Të njëjtat burime tregojnë se Presidenti do të kërkojë në takime të veçanta ish-presidentët e Shqipërisë si dhe gjithë ish-minitrat e drejtësisë.

Po kështu Presidenti pritet të vizitojë Berlinin, Brukselin, Londrën dhe Uashingtonin. Më pas Kopenhagen, Vjenën dhe së fundmi në Paris. Të gjitha takimet për gjetjen e një zgjidhje për krizën e rëndë në Shqipëri.

SHKARKO APP