Kryebashkiakja e Shkodrës: Nuk e lëshojë zyrën pa zgjedhje! Me popull do e mbrojmë!

PS-ja mori me votime moniste të gjitha bashkitë. Në shumicën e bashkive pa asnjë kandidat rivalë, tamam si në kohën e komunizmit. Ndërkohë Presidenti ka dekret për datën 13 tetor, ndërsa kryeministri nuk e njeh këtë dekret. Ai quan se votimet e 30 qershorit janë korrekte dhe po përgatit marrjen e të gjitha bashkive me KQZ dhe me polici. Nga e tyre Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi deklarojnë se asnjë bashki e opozitës nuk do të lejojnë uzurpimin e zyrave pa zgjedhje demokratike.

Basha ka shkuar edhe më tej. Ai ka thënë se nuk do ti lejojnë njerëzit e Ramës të hyjnë në bashkitë e vendit, pa patur zgjedhje. Ai ka lenë hapur se do jetë populli që do rrethojë bashkitë sapo policia të drejtohet për ti marrë me forcë.

Por siç parashikohet përplasjet më të rrezikshme do jenë në Shkodër, Kamëz dhe Kavajë, ku mendohet se do ketë përplasje të dhunshme mes palëve.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në News 24, Voltana Ademi shprehu me bindje se do të vijojë të jetë kryetare e Bashkisë së Shkodrës, deri kur qytetarët shkodranë të zgjedhin të lirë të zgjedhurit vendorë.

Sipas saj, puna e kryetarit të bashkisë mbaron kur ka zgjedhje.

“Unë kam dëgjuar, dhe është komike, kam dëgjuar edhe politikanë të artikulojnë data si 13 apo 12 gusht, që nuk i gjen të shkruara në asnjë dokument. Që do të thotë kushtetuta parashikon një mandat në vazhdimësi 4 vjeçar. Nuk definohet, madje për vendorin është e hapur duke ia lënë mundësinë një procesi të drejtë të rregullt të zgjedhjeve. Kushtetuta parashikon parimin e vazhdimësisë. Mund të ndodhë të përsëriten zgjedhjet, të mos kemi konkurent për një bashki, këtu nuk mbaron puna. Puna e kryetarit të bashkisë, mbaron kur ka zgjedhje. Ne nuk po flasim për t’u përshëndetur, çështja është më e thellë kur bëhet fjalë për legjitimitet të përfaqësimit, sepse përgjegjësia është shumë e madhe. Legjitimiteti është fjalë e madhe edhe për atë që duhet të jetë i zgjedhur, dhe kjo vlen për të gjithë ata që pretendojnë që në mënyrë ilegjitime të marrin atë që nuk i takon. Do të jem aty deri sa njerëzit na mbështesin. Unë jam dhe do të jem kryetare e bashkisë së Shkodrës”, u shpreh Ademi.

Dhe më tej ajo tha se e kanë kërcënuar:” “Duke qenë kryetare e Shkodrës, do vazhdoj të veproj në emër të legjitimitet. Nuk është çështje force. Ne do të përdorim instrumente demokratike. Fakti që ne jemi duke iu drejtuar gjykatave, tregon se ne duam rrugën demokratike. Më kanë shantazhuar Denar Biba, Sandër Lleshi, kryeministri, drejtues të Policisë së Shtetit. Ata kanë thënë që të guxojë sepse do të bëjnë këtë e atë ndaj meje”, deklaroi Ademi,

Pra në Shkodër janë përgatitur me popull ta mbrojnë bashkinë nga uzurpimi i Rilindjes.

SHKARKO APP