Valdrin Pjetri i përgjigjet PD-së, me dokumenta italiane, për akuzat
Kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri i zgjedhur me votimet partiake të 30 qershorit ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se ka problem me drejtësinë italiane.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa shprehet se PD-ja ka ditë që kërkon të njollosë figurën e tij, Pjetri bën publike dy dokumente, të cilat sipas tij janë çertifikatat e pastërtisë së figurës të dhëna nga shteti italian.
Postimi i plotë i Valdrin Pjetrit:
Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin italian. Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim.
Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj.