Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Aleksandër Soros takohen në New York

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet prej disa ditësh në SHBA. Përveç takimeve me kongresmenë, senatorë, në DASH apo me fondacione dhe shoqata të njohura në Amerikës, ai është takuar sot me Aleksandër Soros, djali i madhit Xhorxh Soros.

Lajmi bëhet i ditur nga Aleks Soros në rrjetin e tij social ‘Instagram’, ku ka shpërndarë një fotot me kryebashkiakaun e Tiranës.

Postimi i plotë i Aleksandër Soros:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi të takohem me Erion Veliajn, kryetarin e Bashkisë të Tiranës, Shqipëri në New York! Erioni është një nga kryebashkiakët më inovativë në botë dhe Tirana është një nga qytetet më unike dhe të transformuara në botë. Tirana do të jetë kryeqyteti evropian i rinisë në 2022! #visittirana # albania # tirana

Swiss Digital Mobile Reklama

Takime të tjera të kryebashkiakut Veliaj në SHBA:

Veliaj: “Është gjithmonë kënaqësi të jesh në shoqërinë e dy miqve të mirë si Robert Aderholt dhe Jeff Fortenberry, të cilët mezi pres të vizitojnë Tiranën vitin tjetër, për #EuropeanYouthCapital2022.
Mbështetja që Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve i japin Shqipërisë flet shumë për marrëdhënien tonë të veçantë! “.
Në foto: Me Robert Aderholt dhe Jeff Fortenberry

Me Michael Granoff në Nju Jork:

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim, Michael Granoff në Nju Jork, drejtuesin vizionar të Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan!

Hidhini një sy Piramidës, për të parë se si The_AADF, Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Tiranës po e transformojnë atë në qendrën kryesore IT për të rinjtë në Ballkan”- shkruan Veliaj.
Në foto: Michael Granoff në Nju Jork, drejtues i Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan
Në foto: Me Kongresmenin e Connecticut-it, Jim Himes

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?