Kryemadhi: Do jemi zëri i shumicës së shqiptarëve. Qeveria është pakicë

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur Kryesinë e partisë për të diskutuar mbi aksionin opozitar dhe analizën e procesit zgjedhor në degët e partisë.

Në mbledhjen e parë për këtë sezon politikë, Kryemadhi u ndal në sfidat që ka përballë kjo forcë politike. Ajo theksoi se detyra e Kryesisë së LSI është të orientoi opozitën e kësaj force politike dhe të ridmensionojë strukturat e partisë në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në kuvendin e ri ne kemi një përgjegjësi shumë më të madhe sesa mund të mendojë dikush sepse ne nuk jemi përfaqësues të pakicës por të shumicës së shqiptarëve. Ne jo vetëm do të jemi zëri I tyre në kuvend por do ti bashkohemi halleve, shqetësimeve dhe protestave të kësaj shumice kudo në të gjithë vendin”,- u shpreh Monika Kryemadhi.

Kryemadhi theksoi se orientimi i opozitës së LSI është mbrojtja e interesit të qytetarëve që sot janë të papërfaqësuar në qeverisje. Ajo tha se zgjedhjet prodhuan një mazhornacë fiktive që nuk përfaqëson shumicën e qytetarëve.

Kryemadhi i cilësoi zgjedhjet si 25 qershorit të deformuara dhe rezultatin e tyre si një pasqyrë jo reale të vullnetit të qytetarëve.

Sot LSI është më e fortë se asnjëherë pasi kaloi me sukses një sprovë të jashtëzakonshme si 25 Qershori ku ajo u targetua në mënyrë jodemokratike e kriminale për ti dhënë një pushtet të pakontrolluar oligarkisë dhe malavites për të garantuar kapjen e shtetit e të institucioneve në çdo qelizë. LSI edhe pse konkurroi e vetme dhe u sulmua pacipësisht e pabesisht nga forcat e së keqes tregoi qëndrueshmëri, rritje e vitalitet. Dhe sot ne kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh, por edhe shumë më cilësor dhe më të ri, me te gjitha potencialet për të qënë një opozitë tepër përfaqësuese, profesionale por edhe luftarake dhe me integritet përballë një pseudomazhorance të dalë nga zgjedhjet më të deformuara e të parregullta që vendi ka njohur që nga 26 Maji i 96”,- deklaroi kryetarja e LSI.

Kryetarja e LSI-së dhe për hapjen e partisë. Ajo u shpreh se LSI-ja do të jetë e hapur për çdo prurje të re që sheh me interes qasjen e LSI-së ndaj problematikave të vendit.

Ky proces do të shoqërohet me hapjen ndaj cilido që kërkon të përfshihet e të kontribuojë në këtë aksion që synon zgjimin e bashkimin e shumicës së shqiptarëve për të vendosur sovranitetin e tyre mbi qeverisjen dhe institucionet”,- tha kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

FJALA E PLOTË E KRYETARES SË LSI, MONIKA KRYEMADHI:

Jemi mbledhur sot për të nisur një sezon të ri politik me rastin e konstituimit të kuvendit të ri me 9 shtator e fillimit të legjislaturës së re për 4 vitet në vijim.

Është detyra e kësaj kryesie për të udhëhequr të gjithë angazhimin e forumeve drejtuese të LSI në të gjithë vendin për të përmbushur me sukses rolin e ri të LSI si një forcë e vërtetë opozitare në një moment kritik për demokracinë e të drejtat e qytetarëve.

Është detyra dhe përgjegjësia jonë ti japim një dimension të ri mendimit dhe veprimit opozitar në vend dhe ne i kemi të gjitha kapacitetet për ta bërë kete më së miri .

Sot LSI është më e fortë se asnjëherë pasi kaloi me sukses një sprovë të jashtëzakonshme si 25 Qershori ku ajo u targetua në mënyrë jodemokratike e kriminale për ti dhënë një pushtet të pakontrolluar oligarkisë dhe malavites për të garantuar kapjen e shtetit e të institucioneve në çdo qelizë.

LSI edhe pse konkuroi e vetme dhe u sulmua pacipësisht e pabesisht nga forcat e së keqes tregoi qëndrueshmëri, rritje e vitalitet .

Dhe sot ne kemi një grup parlamentar jo vetëm më të madh, por edhe shumë më cilësor dhe më të ri, me te gjitha potencialet për të qënë një opozitë tepër përfaqësuese , profesionale por edhe luftarake dhe me integritet përballë një pseudomazhorance të dalë nga zgjedhjet më të deformuara e të parregullta që vendi ka njohur që nga 26 Maji i 96.

Në kuvendin e ri ne kemi një përgjegjësi shumë më të madhe sesa mund të mendojë dikush sepse ne nuk jemi përfaqësues të pakicës por të shumicës së shqiptarëve.
Ne jo vetëm do të jemi zëri I tyre në kuvend por do ti bashkohemi halleve, shqetesimeve dhe protestave të kësaj shumice kudo në të gjithë vendin.

Ndaj me këtë mbledhje nisim procesin e riorganizimit të LSI në të gjithë strukturat e saj por edhe të LGI e të LRI për realizimin me sukses të misionit tonë opozitar në interes
të vendit, të demokracisë e të qytetarëve.

Ky proces do të shoqërohet me hapjen ndaj cilido që kërkon të përfshihet e të kontribuojë në këtë aksion që synon zgjimin e bashkimin e shumicës së shqiptarëve për të vendosur sovranitetin e tyre mbi qeverisjen dhe institucionet.

Do ta fillojmë riorganizimin me analizat e rezultateve për cdo qark e njësi vendore për të forcuar punën e strukturave për të ardhmen.

Na duhet një LSI e qartë dhe e vendosur për të ndjekur një axhendë të qartë e të pakompromis që synon mbrojtjen e demokracise dhe të drejtave të njeriut, mbrojtjen e interesit publik, ndarjen e politikës dhe policisë nga krimi dhe malavita, vendosjen e sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, dhe natyrisht rikthimin e integrimit europian si prioritet madhor për të ardhmen e vendit.⁠⁠⁠⁠

VIDEO E MBLEDHJES SË KRYESISË:

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1370044069774998/

Pas mbledhjes së Kryesisë, zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama tha se janë zgjedhur 2 nënkryetarët e grupit parlamentar të LSI-së, sekretarja dhe zëdhënësja. Rama tha gjithashtu se LSI do të riorganizohet për shkak edhe të situatës së re, duke qenë se partia tani është në opozitë.

Drejtuesit e grupit të LSI

Kryetar

Petrit  Vasili

Nënkryetar

Klajda Gjosha

Përparim Spahiu

Sekretare

Nora Malaj

Zëdhënës

Floida Kërpaçi

SHKARKO APP