Kryemadhi: Gabimi im që nuk i besova Metës për Bashën, ramë dakord për kandidatë të përbashkët por prishi marrëveshjen
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se gabimi i saj është që nuk besoi fjalëve të Ilir Metës për Lulzim Bashën. Në intervistën për “News24”, Kryemadhi thotë se Basha gënjeu LSI-në dhe opozitën për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Sipas saj, Basha shkeli marrëveshjen për të dalë me kandidatë të përbashkët në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.
“Nuk dua të merrem më të shkuarën. Vetëm për një gjë ndjehem fajtore, që nuk kam besuar Ilir Metën në marrëdhënie me Lulzim Bashën. Gënjeshtra në të gjithë filozofinë politike të tij është mesaduket standard jetese. Që nga djegia e mandateve që unë prisja që të dilte Merkeli në suport të djegies së mandateve dhe ne të shkonim drejt zgjedhjeve të reja.
Që nga bojkoti i zgjedhjeve lokale që ne prisnim të dilte PPE, CDU me 2 korrik dhe nuk dolën. Që nga lufta që nuk do të dorëzonte godinat dhe që i dorëzoi godinat.
Mjafton të pyesni zonjën Voltana Ademi që çfarë ka thënë Gaz Bardhi për çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sesi i ka thënë mos shko, mos e ço. Që nga marrëveshja 5 qershorit që nuk ka dashur ta firmosë. Por nuk është normale që unë të nxjerr mesazhet dhe komunikimet që kemi me partnerët tanë.
Çështja e Gjirokastrës, ramë dakord, zoti Tritan Shehu, zoti Vangjel Tavo dhe vetë strukturat e Partisë Demokratike dhe kur erdhi puna në fund të ditës nuk ndodhi asgjë.
Ndërsa për Kukësin, LSI i qëndroi korrekte ka vetëm 58 vota, sepse 58 votat janë anëtarët e komisioneve. Ndërkohë që është normale dhe e moralshme. Dhe të gjithë votat i shkuan kandidatit të tretë të Kukësit”.