Kryemadhi, letër KQZ: Dhënia e mandateve të LSI është e paligjshme

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar zyrtarisht nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të që mos emërtojë kandidatët që pranojnë mandatin si përfaqësues të LSI. Kryetarja e kësaj force politike, Monika Kryemadhi, në një letër drejtuar KQZ, shprehet se mandatet e deputetëve u përkasin forcave politike, pasi në zgjedhje është votuar sigla e partisë dhe jo emrat e kandidatëve.

Çdo individ i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit  nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individët”,- shprehet Kryemadhi në letrën e saj.

Kryetarja e LSI, shton se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ  nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të përfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim”,- shprehet Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Po sot, Lëvizja Socialiste për Integrim publikoi dokumentin që tregon vendimin e përjashtimit nga radhët e saj të gjithë anëtarëve të LSI që kanë pranuar të marrin mandatin e deputetit pavarësisht vendimit unanim të partisë. Vendimi për çregjistrimin e tyre nga lista e anëtarësisë është marrë në mbledhjen e 22 Shkurtit dhe mban firmën e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Në këtë mënyrë, jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht kandidatët që kanë pranuar mandatin nuk përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlament.

Letra e Kryetares se LSI Monika Kryemadhi për KQZ:

Drejtuar: Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë

Lëvizja Socialiste për Integrim me Vendimin Nr. 2 datë 22.02.2019 të Komitetit Drejtues Kombëtar të saj ka vendosur djegien e mandateve të deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë dhe mospjesmarrjen përfundimtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvendin e Shqipërisë.

Komiteti Drejtues Kombëtar ka vendosur çregjistrimin si anëtarë të Lëvizjes Socialiste të të gjithë kandidatëve për deputetë të listës shumëemërore të LSI-së të paraqitur prej saj për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, të cilët thyejnë vendimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe  pranojnë mandatin e deputetit.

Çdo indidid i listave shumëemërore të LSI, që pranon mandatin e deputetit  nuk përfaqëson as formalisht as ligjërisht dhe as politikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim ,ndaj edhe dhënia e mandatit çdo njërit prej tyre është antikushtetuese dhe antiligjore, pasi në zgjedhjet politike të 25 qershorit në përputhje me Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor qytetarët shqiptarë kanë votuar për partitë politike dhe jo për individet.

Rezultati i arritur nga Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dhënë kësaj partie të drejtën ligjore, që në përputhje me ligjin, të zgjedhë nga lista shumëemërore e LSI përfaqësuesit e saj në parlament, bazuar në radhitjen në listën shumëemërore, të vendosur po nga LSI si parti politike, sipas autoritetit të përfaqësimit, që i jep asaj Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor.

Përfundimisht ju bëjmë me dije se çdo mandat i dhënë nga KQZ nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk përfaqëson absolutisht këtë parti. Çdo individ, që pajiset me mandat deputeti nga KQZ  nga kjo listë shumëemërore e LSI është i paligjshëm dhe nuk mund të përdorë në asnjë rast as vullnetin politik, por as atributet formale, ligjore dhe publike të perfaqësimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim përfshirë këtu siglën, programin, statutin, emblemën, vulën dhe emrin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Jam pjesë e LSI-së”, Braimllari – Kokës: U vetëpërjashtove, dhe kjo ishte zgjedhja jote

SHKARKO APP