Kryemadhi: LSI është për proporcional rajonal me lista të hapura. Kush diskuton sot për sistemin bën lojën e Ramës
“Hapja e debateve dhe diskutimeve për sistemin zgjedhor është lojë në interes të Edi Ramës. Me këto diskutime, Edi Rama kërkon të çfokusojë vëmendjen nga skandalet që kanë prekur vendin”. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”. Ajo tha dhe një herë se LSI është për proporcional rajonal me lista të hapura por kjo të kalojë në referendum për t’u vendosur nga qytetarët. “Le të flasim për sistemin. Me çfarë do e ndryshosh sistemin? Me ata deputetë që janë aty nuk e ndryshon dot se ata nuk janë legjitim. Nëse ti do të kishe një Gjykatë Kushtetuese, 82 deputetë janë të ligjshëm, pjesa tjetër është ilegjitime. Sistemi dhe mund të ndryshojë, por mund të ndryshojë me një Referendum, sepse ky Parlament sistemin nuk ta ndryshon dot”,- tha Kryemadhi.
Pyetje: Si e shikoni idenë e z. Basha që është i gatshëm për një mazhoritar të pastër? A mendoni se kjo ju dëmton ju si parti e tretë?
Kryemadhi: Jo fare. Sepse po e bëra mazhoritar të pastër do ta kalosh me dy raunde. Nuk dëmtohet, madje fiton më shumë me mazhoritar, partia e tretë dhe partia e katërt. Por, ka një problem pasi në kushtet ku ne jemi sot, është më mirë që njerëzit të jenë të lidhur drejtpërdrejt me deputetin. Për mua, që të kenë një përfshirje, që t’i krijosh mundësi edhe shumë partive të tjera për t’u futur, ne themi sistem proporcional-rajonal me lista të hapura, sepse ne kemi bërë grevë urie për sistemin zgjedhor. Historia e sistemit sot është loja e Edi Ramës, sepse kërkon të ç’fokusojë vëmendjen nga skandalet që kanë prekur vendin. Pse çuditërisht kur bëhej gati dakordësimi për reformën zgjedhore hidhet historia e sistemit në lojë?
Pyetje: Ç’të keqe ka një sistem proporcional-kombëtar me një barazh të pranueshëm, me një limit të pranueshëm? Në qoftë se dikush hedh këtë ide, pse bëka lojën e Edi Ramës?
Kryemadhi: Sot ti duhet të mbyllësh 9 kushtet e Bundestagut deri në mars.
Me këtë sistem proporcional-kombëtar a e shmangni fenomenin e Dibrës, të Shijakut e kështu me radhë…
Fare nuk e shmang, madje ti e shton, sepse për këtë dalje duhen 12 mijë vota dhe në qoftë se në Dibër duhet të blinte 12 mijë vota, tani gjen nga një kriminel për çdo qark dhe blen nga 1 mijë vota për çdo qark që është shumë më e lehtë sesa të blesh në Dibër 12 mijë vota’.