Monika Kryemadhi: Me emocione të veçanta nga takimet në Tropojë

Nga Monika Kryemadhi.

(nga profili në facebook)

Një qytet me vlera dhe njerëz energjikë, që në çdo moment nuk e harrojnë të kaluarën për të jetuar sa më mirë të tashmen dhe për të projektuar të ardhmen. Kujtimi i heroit të demokracisë Azem Hajdari, ishte sot një motiv më shumë për të na bashkuar në betejën tonë kundër mafias dhe bandave në pushtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpjekja e kryeministrit në detyrë për të marrë protagonizëm gjatë ceremonisë së inaugurimit të shtatores së Azem Hajdarit, për të qenë live në ato media që i shan dhe i fyen pa limit, është tregues i qartë i frikës dhe pasigurisë. Sepse sado pushtet dhe mbështetje të kesh nga bandat, nuk arrin kurrë të jesh i guximshëm për t’u përballur me të vërtetën e dhimbshme të një pushteti në rrënim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sado “i fortë” të ndihesh nga banditët që të rrethojnë nuk do mundesh kurrë të krahasohesh me ata që guximin dhe formimin politik nuk e vunë kurrë në përdorim të së keqes. Shqiptarët sot po jetojnë më keq, janë më të varfër, janë të papunë e të pa shpresë për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre. Ky kryeministër i ka vendosur njerëzit e ndershëm nën sundimin e krimit në pushtet e ndaj i ka ditët e numëruara. Sepse vrulli, energjia dhe idealizmi i të rinjve shqiptarë do të drejtojnë edhe aksionin popullor për ç’rrënjosjen e bandave nga drejtimi i vendit, për të rikthyer demokracinë, lirinë e ndershmërinë si vlera mbizotëruese në Shqipërinë që duam të ndërtojmë për fëmijët tanë.

Basha: Liria është mision për drejtuesit politikë

I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Azem Hajdarit ishte dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha. Në një mesazh në facebook, Basha shprehet se jeta e Azem Hajdarit na mëson se liria është mision për drejtuesit politikë.

“Në mendjen dhe në zemrën time, në mendjet dhe zemrat e mbarë rinisë shqiptare, kujtimi i ndritur i Azem Hajdarit vjen me mesazhin e gjallë e frymëzues se liria nuk është një dhuratë e përjetshme, se liria u përket atyre që e duan dhe e çmojnë si më të shtrenjtën gjë në jetë. Se liria fitohet e mbahet me beteja duke shkuar çdo ditë në luftë për të. Se liria është mision për drejtuesit politikë”,- shkruan Basha në Facebook

.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?