Kryemadhi: Mënyra më e shëmtuar e Ramës për t’iu shmangur përgjegjësisë

Vrasja e gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi ka sjellë reagime të të gjitha kampeve politike. LSI-ja reagoi e para duke kërkuar nxjerrjen e përgjegjësive në institucionet që nuk i dhanë mbrojtjen e duhur nënës së dy fëmijëve që u vra nga ish-bashkëshorti. Duke e cilësuar ngjarjen si një kambanë alarmi për gratë dhe vajzat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kërkoi reagim e fortë të gjithë shoqërisë dhe institucioneve kundër dhunës në familje.

Ndërkohë, Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme e ka shfrytëzuar vrasjen e gjyqtares për t’ju rikthyer edhe një herë debatit se kush është pro dhe kundër vetingut. “Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam”,- shkruan Rama në Facebook.

Pas këtij komenti ka ardhur reagimi i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se reagimi i Ramës është “mënyra më e shëmtuar për t’iu shmangur përgjegjësive!”.

Kryemadhi thotë se  “vrasja e një nëne, gruaje dhe punonjëseje dinjitoze të drejtësisë është këmbana për çdo shtetar të djeshëm dhe të sotëm për të mbajtur përgjegjësitë që na takojnë”.

Reagimi i potë i Kryemadhit:

“Mënyra më e shëmtuar për t’iu shmangur përgjegjësive!

I vetëshpalluri “Skënderbe” i kohëve moderne nuk ka as konceptin më të vogël dhe ndjesinë e përgjegjësisë dhe si për çdo ngjarje kërkon fajtorë larg vetes dhe oborrit të tij.

Vrasja e një nëne, gruaje dhe punonjëseje dinjitoze të drejtësisë është këmbana për çdo shtetar të djeshëm dhe të sotëm për të mbajtur përgjegjësitë që na takojnë.

Çdo përpjekje për të larë duart si Pontius Pilate është tregues i qartë i dështimit të qeverisë nga një burrë që thellë në ndërgjegje ka ndoshta dobësitë e tij për dhunën ndaj grave”.

Gjyqtarja, Fildes Hafizi

Lexoni lajme të tjera për këtë argument: 

Ekzekutimi i gjyqtares. Kronika e një vrasje të paralajmëruar

Ulërima e të birit: Mos e vrit mamin

Zbardhet letra që gjyqtarja e vrarë i dërgoi ambasadorit Lu

Presidenti Meta dënon me forcë vrasjen barbare të gjyqtares Hafizi

  Basha: Shuplakë zgjimi për të reaguar kundër krimit

BE reagon pas vrasjes së gjyqtares: Jemi të tmerruar

Berisha: Gjyqtaren e vrau indiferenca kriminale e shtetit

Reagimi i Ramës për gjyqtaren acaron qytetarët: A mban përgjegjësi për ndonjë gjë?

SHKARKO APP