Kryemadhi: Meta i dha oksigjen Ramës, Veliaj po punon ta rrëzojë
Monika Kryemadhi foli mbrëmë për emisionin “Opinion”:…Fati i Edi Ramës nuk është më në filxhan, as në horoskop. Ka dy rrugë ose të shpëtojë paratë ose popullin e tij. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk kanë për t’ia falur shqiptarët këtë gjë. Nuk i shpëton dot të dyja, –theksoi ajo.
Kryemadhi kishte një mesazh edhe për Presidentin Ilir Meta.
“Boll më dashuri për Edi Ramën. Nuk e shpëton dot më. Dekreti që bëri për të shfuqizuar 30 qershorin ishte shpëtim për Edi Ramën që ai të ulej në tavolinë me Lulzim Bashën. Edhe Presidenti sado të mundohet ta shpëtojë Edi Ramën nuk ka burrë nëne ta shpëtojë, as nëna e vet, as gruaja e vet”, – u shpreh ajo.
Kryemadhi sipas së cilës Veliaj po punon kundër Ramës. Sipas saj, Veliaj kërkon të sigurojë mandatin e tij në Tiranë dhe më pas të nxjerrë Ramën si “të keqin” e kësaj situate.
Madje, znj.Kryemadhi parashikon se Kryeministrin Edi Rama do ta largojë nga pushteti kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.
Monika Kryemadhi: Z.Fevziu, unë mendoj që nuk shkon në përplasje, sepse mendoj që vetë socialistët do të jenë ata që do ta largojnë Edi Ramën. Duke filluar nga Erion Veliaj i pari.
Blendi Fevziu: Po kur do ta fillojnë?
Monika Kryemadhi: Veliaj po e nxit me qëllim z.Rama në këtë rrugë konfliktuale…
Blendi Fevziu: Z.Veliaj po nxit z.Rama?
Monika Kryemadhi: Po, të garantojë mandatin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe më pas të dali viktima kush është personi që e solli gjithë këtë gjë, të dali z.Veliaj si shpëtimtari i gjithë asaj gjëje që po ndodh.