Monika Kryemadhi: Në Kavajë triumfoi qytetaria mbi strategjinë e terrorit
Zv/Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme për Bashkinë e Kavajës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook.
Duke shprehur falenderimet për qytetarët e Kavajës që besuan tek kandidati i LSI-së, Maksim Kona dhe tek projekti i tij, Monika Kryemadhi shkruan se pavarësisht blerjes masive të votës, triumfoi qytetaria mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit.
Më tej, zv/kryetarja përçon mesazhin se: “Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës”. Monika Kryemadhi mposhti në qarkun e Elbasanit bandat e Rilindjes dhe solli një fitore të madhe për forcën e saj politike. Mësohet nga burime serioze se ambasadat perendimore po e marrin seriozisht faktin se Rilindja bleu, nën qetësinë e PD-së, votat me banda droge dhe krimi.
Video, fakte, foto, inçizime dhe dëshmi të ndryshme janë dërguar në një ambasadë të rëndësishme perendimore, ku vertetohet se Rilindja bashkë me banda, biznesmenë, polici,etj blejnë vota në zonat Dibër, Shkodë, Pukë, Tiranë (fshatra), Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Berat.
Statusi i Monika Kryemadhit:
Përshëndetje qytetarë të Kavajës!
Pavarsisht nga blerjet masive të votës në Kavajë, sot qytetaria triumfoi mbi banditizmin dhe strategjinë e terrorit. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do të ndjekë shembullin e Kavajës.
Mirënjohje dhe respekt kandidatit tonë, Maksim Kona.
LSI forcë e parë LSI forcë e paparë