Tensionohet situata të Teatri Kombëtar. Kryemadhi, në krah të qytetarëve dhe artistëve

Aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit deklarojnë se kanë marrë informacione se mbrëmjen e sotme do të ndërhyhet për shembjen e Teatrit. Nuk ka njoftim nga policia për këtë aksion, por artistët që ndodhen te Teatri Kombëtar deklarojnë se ka një numër të madh forcash policore që kanë rrethuar zonën.

Pas lajmeve të shpërndarja në rrjetet sociale për shembjen e Teatrit qindra qytetarë janë grumbulluar në sheshin para Teatrit Kombëtar.

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar gjatë mbrëmjes së sotme në Teatrin Kombëtar. Në orën 22:00 zyra e shtypit e LSI-së, njoftoi se “Kryetarja e LSI, Monika  Kryemadhi ka mbërritur ne ambientet e teatrit kombëtar në këto momente”.

Të enjten, Këshilli Bashkiak i Tiranës, pa zhvilluar asnjë mbledhje mori vendimin për shembjen e godinës. Ndërkohë disa ditë më parë, Këshilli i Ministrave firmosi kalimin e pronës së Teatrit Kombëtar në administrim të Bashkisë së Tiranës. Për këto akte të qeverisë dhe bashkisë ka padi nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një hetim të SPAK dhe një padi në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti i Republikës.

SHKARKO APP